Aeroporti i Vlorës në “udhëkryq”, Behgjet Pacolli thirrje të hapur prokurorit të Vlorës dhe paralajmëron

Aero­por­ti i Vlorës në “udhëkryq”, Behg­jet Pacol­li thirrje të hapur prokuror­it të Vlorës dhe par­ala­jmëron për­shkallëz­im: Si duhet të reago­jmë ne kur ligji nuk po na mbron?Tensionet dhe për­plas­jet në kantierin e Aero­por­tit të Vlorës kanë vijuar edhe gjatë kësaj dite të tretë (dje), që prej momen­tit kur biz­nes­meni Behg­jet Pacol­li deklaroi pub­lik­isht se punon­jësit e kom­panisë së tij MABCO, së bashku me nënkon­trak­torët, do t’i rik­the­heshin punës për të vazh­d­uar zba­timin e pro­jek­tit.

Ash­tu siç është rapor­tu­ar edhe më herët, kamionë të kom­panisë “2A Group”, në pronësi të biz­nes­menit Val­on Ade­mi, vazh­do­jnë të qën­dro­jnë të pozi­cionuar në hyr­je të kantier­it, duke pen­guar hyr­jen e punon­jësve dhe mjeteve të kom­panisë së Pacol­lit. Sipas këtij të fun­dit, sit­u­a­ta nuk po kri­jon penge­sa vetëm për vijimin e punimeve në aero­port, por po ndikon edhe te banorët e zonës.

Pacol­li pre­tendon se blloki­mi i rrugës po ua vështirë­son kalim­in banorëve të fshatit pranë aero­por­tit, të cilët nuk po arri­jnë të kenë akses në pronat dhe tokat e tyre bujqë­sore. Përmes këtij reag­i­mi pub­lik, biz­nes­meni i ka bërë thirrje prokuror­it të Vlorës duke kërkuar ndërhyr­jen e men­jëher­shme të organ­it të akuzës dhe kry­er­jen e het­imeve të nevo­jshme për sit­u­atën e kri­juar.

“Ky është realiteti i hid­hur: kamionët e Val­on Ademit jo vetëm që kanë bllokuar hyr­jen dhe qas­jen në are­alin e aero­por­tit, por kanë uzur­puar edhe rrugën PUBLIKE të fshatit, duke pen­guar lëviz­jen e lirë të qyte­tarëve.

Më skan­daloz­ja është se kjo ndodh nën sytë e Poli­cisë së Shtetit, e cila ndod­het vetëm pak metra larg dhe, në vend që të zba­to­jë ligjin, po toleron dhe po mbron këtë paligjsh­mëri të hapur.

Kur insti­tu­cionet që duhet të garan­to­jnë rendin dhe ligjin bëhen spek­ta­tore ose mbro­jtëse të shkel­jeve, atëherë kemi të bëjmë me një prece­dent të rrezik­shëm për shtetin e së drejtës”, shkru­an Pacol­li, ndërko­hë që më tej i bën thirrje Prokuror­isë që të vepro­jë pa vone­sa, duke par­ala­jmëru­ar se mosvepri­mi nga ana e tyre mund të çojë në për­shkallëizm të mëte­jshëm të sit­u­atës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading