Helmimi i 60 studentëve/ Kompania “Sori-Al” heq përgjegjësitë nga vetja: Aty futen ushqime nga jashtë, mungon dhe higjena

TIRANË- Kom­pa­nia e kateringut ‘Sori-Al’ ka hequr përgjegjës­inë nga vet­ja në lid­hje me helmimin e stu­den­tëve të Akademisë së Sig­urisë. Në një deklaratë për medi­at, ‘Sori-Al’ ka deklaru­ar se stu­den­tët aty mar­rin ushqime nga jashtë si dhe bren­da insti­tu­cionit mungo­jnë kushtet bazë të hig­jenës.

Deklara­ta e plotë: Në vijim të deklaratave tona të mëparshme dhe duke mbe­tur plotë­sisht të angazhuar për trans­parencë dhe bashkëpunim me insti­tu­cionet, Shoqëria “SORI-AL” Sh.p.k. ndjen detyrim­in të reago­jë lid­hur me pub­likimet në por­tale të bëra gjatë ditës së sotme për një ngjar­je të re të rapor­tu­ar pranë Akademisë së Sig­urisë.

Që nga momen­ti i mar­rjes dijeni për shqetësimet shën­de­të­sore të rapor­tu­ara, për­faqë­sue­sit e shoqërisë kanë ndjekur nga afër sit­u­atën, duke qën­dru­ar në kon­takt me autoritetet përgjegjëse dhe duke u intere­suar vazhdimisht për gjend­jen shën­de­të­sore të stu­den­tëve, të cilët, sipas infor­ma­cionit të marr, janë në gjend­je të mirë shën­de­të­sore dhe janë rik­thy­er të gjithë në ambi­en­tet e Akademisë së Sig­urisë.

Kjo është hera e dytë që rapor­to­het një episod i tillë në një peri­ud­hë shumë të shkurtër kohore. Pikër­isht për këtë arsye, edhe pas ngjar­jes së mua­jit maj, Shoqëria “SORI-AL” Sh.p.k mori masa të shtu­ara kon­trol­li dhe mon­i­tori­mi të proçe­sit të prod­him­it, trans­portit, shpërn­dar­jes dhe kon­sumim­it të ushqim­it, duke for­cuar autokon­trol­lin dhe mbikëqyr­jen në çdo hal­lkë të zinx­hir­it ushqi­mor.

Në kuadër të këtij mon­i­tori­mi janë kon­stat­u­ar dhe doku­men­tu­ar raste të fut­jes dhe kon­sumim­it në ambi­en­tet e Akademisë të pro­duk­teve ushqi­more të porosi­tu­ra nga jashtë sis­temit të furnizim­it të kon­trak­tu­ar.

Ky është një ele­ment fak­tik, i doku­men­tu­ar nga ana jonë, i cili, sipas vlerësim­it tonë, duhet të jetë pjesë e hetim­it objek­tiv të insti­tu­cion­eve kom­pe­tente, pasi çdo ushqim i kon­sumuar jashtë zinx­hir­it të kon­trol­lu­ar të furnizim­it mund të për­bëjë një fak­tor që duhet të ver­i­fiko­het.

Shoqëria “SORI-AL” për­gatit dhe shpërn­dan çdo ditë mbi 1.000 racione ushqi­more, duke ope­ru­ar prej më shumë se 23 vitesh në sek­torin e kateringut për entet pub­like.

Gjatë gjithë kësaj peri­ud­he aktiviteti, kom­pa­nia ka ndër­tu­ar rep­uta­cionin e saj mbi respek­timin e stan­dard­eve të sig­urisë ushqi­more dhe nuk është për­bal­lur më parë me episode të ngjashme të përsërit­u­ra në një inter­val kaq të shkurtër kohor.

Ky fakt e bën edhe më të domos­doshme që çdo rrethanë të anal­i­zo­het në mënyrë të plotë, pro­fe­sion­ale dhe pa paragjykime.

Në këtë kuadër, i bëjmë thirrje insti­tu­cion­eve përgjegjëse të Akademisë së Sig­urisë që, kra­has hetim­it të kësaj ngjar­je­je, të for­co­jnë mon­i­torim­in e respek­tim­it të rreg­ullave për kon­sum­imin e ushqim­it bren­da insti­tu­cionit, duke garan­tu­ar që të mos futen dhe kon­sumo­hen pro­duk­te ushqi­more nga burime të pakon­trol­lu­ara.

Po ash­tu, nga mon­i­torimet dhe ver­i­fikimet e kry­era nga stafi ynë gjatë ofrim­it të shër­bim­it është kon­stat­u­ar se pro­ce­si i kon­sumim­it të ushqim­it zhvil­lo­het në kushte ku mungo­jnë disa ele­men­të bazë të kushteve higjieno-san­itare, si mundësia për lar­jen e duarve me ujë të ngro­htë dhe detergjent për­para kon­sumim­it të vak­teve.

Gjithash­tu, është vëre­j­tur se në shumë raste stu­den­tët paraqiten për kon­sum­imin e ushqim­it men­jëherë pas për­fundim­it të stërvit­jes.

Këto rrethana nuk paraqiten për të shman­gur apo trans­fer­u­ar përgjegjësi, por për të evi­den­tu­ar se sig­uria ushqi­more është rezul­tat i funk­sionim­it të të gjithë zinx­hir­it të sig­urisë, duke përf­shirë jo vetëm prod­himin dhe shpërn­dar­jen e ushqim­it, por edhe mënyrën dhe kushtet në të cilat ai ruhet dhe kon­sumo­het.

Për këtë arsye, vlerë­so­jmë se edhe këta fak­torë duhet të jenë pjesë e hetim­it dhe anal­izës objek­tive të insti­tu­cion­eve kom­pe­tente.

Shoqëria “SORI-AL” mbetet e gat­shme të bashkëpuno­jë me të gjitha insti­tu­cionet kom­pe­tente dhe kërkon që edhe kjo ngjar­je të het­o­het mbi bazën e provave shken­core, epi­demi­ologjike dhe lab­o­ra­torike, pa nxjer­rë për­fundime të parakohshme dhe pa dëm­tu­ar padrejtë­sisht rep­uta­cionin e një kom­panie që prej më shumë se dy dekadash oper­on në këtë sek­tor.

Shoqëria “SORI-AL” mbetet në prit­je të rezul­tat­eve të anal­izave lab­o­ra­torike të kam­pi­on­eve të mar­ra nga Autoriteti Kom­bë­tar i Ushqim­it, si dhe të anal­izave të kry­era, me ini­cia­tivën e saj dhe në mënyrë të pavarur, pranë një lab­o­ra­tori tjetër të akred­i­tu­ar, në kuadër të sis­temit të autokon­trol­lit. Shoqëria “SORI-AL” sh.p.k

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading