“Ka ardhur me karvanin e ‘diasporës’ së shtirur”/ Rama publikon foton e protestueses: Motra e gjeneralit famëkeq të Teheranit

Kryem­i­nistri Edi Rama ka reaguar sër­ish me anë të një pos­ti­mi në rrjetet sociale sa i për­ket protes­tave në Tiranë.

Në foton e pos­tu­ar, ku ndod­het një protestuese e bes­im­it mys­li­man, Rama shkru­an se do të mer­ret me për­fitues të turil­lo­jshëm.

Ai gjithash­tu shtoi se në foto është motra e gjen­er­alit të Teheran­it, Kasem Sule­j­mani, i vrarë në luftën me SHBA-në.

“Mos u merr me protestue­sit… Jo, asnjëherë me protestue­sit, po me për­fitue­sit pat­jetër Për­fitues të turlil­lo­jshëm, shqip­tarë pa din e as iman, shpir­tra të kor­rup­tuar nga motive të dobë­ta, patri­otë të shtirur, aktivistë të shtirur, bes­im­tarë të shtirur, që në teatrin e maskave të bule­vardit i ka nxjer­rë para­ja e huaj, këne­ta e ven­dit apo të dyja bashkë, e kthyen protestën e nisur për natyrën në një ujd­hesë zvar­ranikësh që lëvri­jnë mes të rejave e të rin­jve të mbe­tur, duke i lëpirë e pick­uar njëko­hë­sisht dhe duke shpërn­darë në çdo drej­tim helmin e një urre­jt­je­je ndotëse për Shqipërinë.Shikojini vetë dy fotot.

Është i njëjti per­son­azh i ard­hur me kar­vanin e ‘dias­porës’ së shtirur, që në emër të Allahut predikon urre­jt­je, thër­ret për kryengrit­je ndaj qev­erisë së Shqipërisë, kërkon hak­mar­rje ndaj Amerikës për vël­laun e vrarë, kas­apin e regjim­it të Teheran­it, gjen­er­alin famëkeq Kasem Sule­j­mani.

Dhe po, per­son­azhi në krah të saj është Ahmedineg­ja­di dora vetë, kryeshër­bë­tori famëkeq i aja­tol­lahëve të errësirës”, shkru­an Rama.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading