Revolta e shqiptarëve kundër Ramës/ Ish-ambasadori Bimo: Socialistëve do t’u vijë turp për mbrojtjen që po i bëjnë

Ish-ambasadori Roland Bimo ka komen­tu­ar prote­s­tat e vazh­dueshme kundër kryem­i­nistrit Edi Rama, duke kri­tikuar qën­drim­in e deputetëve dhe anë­tarëve të Par­tisë Social­iste, të cilët sipas tij po vazh­do­jnë t’i dalin në mbro­jt­je kreut të qev­erisë pavarë­sisht pakë­naqë­sive qytetare.

I ftu­ar në një emi­sion tele­viziv, Bimo bëri një kra­hasim të fortë mes sjell­jes së social­istëve sot dhe asaj të anë­tarëve të Par­tisë së Punës në vitet e fun­dit të regjim­it komu­nist.

“Kam për­shtyp­jen se me kalim­in e kohës anë­tarëve të Par­tisë Social­iste do t’u vijë turp, ash­tu siç u erd­hi turp anë­tarëve të Par­tisë së Punës në vitet 1989–1991, kur i shër­benin me shumë zell një par­tie së cilës i kishte kalu­ar koha.

KEd­he sot anë­tarët e Par­tisë Social­iste po i shër­be­jnë me zell një force poli­tike që jo domos­dosh­mër­isht i ka kalu­ar koha si for­ma­cion poli­tik, por i ka kalu­ar koha si mënyrë sjell­je­je për­bal­lë qyte­tarëve të vet”, u shpreh Bimo.

Sipas ish-ambasadorit, Par­tia Social­iste dikur për­faqë­sonte pro­gresin, zhvil­lim­in dhe për­parim­in, por sot po për­bal­let me një realitet tjetër, ku qyte­tarët po reago­jnë gjith­n­jë e më fort ndaj mënyrës së qev­eris­jes dhe rapor­tit të saj me pub­likun

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading