60 kursantë të Akademisë së Sigurisë përfundojnë në spital, reagon policia, çfarë ka ndodhur me ta

Në orët e mbrëm­jes së djeshme dhe në orët e para të mëng­je­sit të sotëm janë dër­guar për ndih­më mjekë­sore në Repartin Infek­tiv të QSUT-së 31 kur­san­të të Kolegjit Pro­fe­sion­al të Formim­it Policor në Akadem­inë e Sig­urisë, me simp­toma si tem­per­aturë dhe diarre, të cilët kanë mar­rë ndih­mën e nevo­jshme mjekë­sore dhe janë kthy­er në Akadem­inë e Sig­urisë në gjend­je të mirë shën­de­të­sore.

Ndërko­hë, mëng­jesin e sotëm janë paraqi­tur në qen­drën shën­de­të­sore të Akademisë së Sig­urisë edhe 29 kur­san­të të tjerë të Kolegjit Pro­fe­sion­al të Formim­it Policor, të cilët janë dër­guar për ndih­më mjekë­sore në Repartin Infek­tiv të QSUT-së.Menjëherë është ngrit­ur një grup i posaçëm het­i­mor, i cili, në bashkëpunim me Agjenc­inë e Mbikëqyr­jes Policore (AMP) dhe nën drej­timin e Prokuror­isë, po kryen veprimet het­i­more për doku­men­timin e plotë të rrethanave të rastit dhe për­cak­timin e përgjegjë­sive përkatëse.

Ndërko­hë, Autoriteti Kom­bë­tar i Ushqim­it (AKU) ka mar­rë mostra të ushqimeve të kon­sumuara, të cilat do t’i nën­shtro­hen anal­izave lab­o­ra­torike për të për­cak­tu­ar shkakun e kësaj sit­u­ate.

Gjithash­tu, të gjithë kur­san­tëve u janë bërë anal­izat dhe pritet dal­ja e përgjig­jeve për të për­cak­tu­ar shkakun.

Grupi het­i­mor vijon punën për sqarim­in e plotë të rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading