Opozita kërkoi dorëheqjen e qeverisë, Balla i sfidon: A e sillni dot Saliun si kandidat për kryeministër?

Kreu i grupit të PS, Taulant Bal­la ka folur për medi­at pas rrëzim­it të kërke­save të opoz­itës, pas Kon­fer­encës së Kryetarëve. Refer­u­ar kërkesës së paraqi­tur nga opozi­ta, për dorëhe­q­jen e qev­erisë, sipas Bal­lës, PD nuk është man­dat­u­ar nga protestue­sit për të paraqi­tur në Kuvend kërke­sat e tyre.

Nga ana tjetër, Bal­la sfi­doi opoz­itën të mbled­hë 23 fir­ma për mocionin e mos­bes­im­it për qev­er­inë, por i pyeti nëse e sjellin dot Sali Berishën si kan­di­dat për kryeministër.“Jam seri­oz për ata që janë në shesh. Tha ne emër të protestuesve, par­tia e Berishës kërkoi dorëhe­q­jen e qev­erisë.

Ishte pika e parë, dhe i kam thënë ju keni mar­rë për­sipër të sill­ni në Kuvend kërkesën e protestuesve sipas jush, që ju paskan man­dat­u­ar, nuk kërko­het me mocion me debat, kërko­het me mocion mos­bes­i­mi.

Mblidhni 28 deputetë, sill­ni kërkesën për mocion mos­bes­i­mi, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duhet të sjel­lësh edhe kan­di­datin për kryem­i­nistër, e sill­ni dot Sal­i­un si kan­di­dat për kryem­i­nistër”, tha Bal­la.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading