51 mijë paund, kanabis dhe aksesorë luksozë, dënohet çifti shqiptar në Angli/ 29-vjeçarja bën “lëmsh” autoritet me deklaratën

Dy shte­tas shqip­tarë, çift me njëri-tjetrin, janë dënuar me burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi autoritetet bri­tanike zbu­lu­an në banesën e tyre në Birm­ing­ham rreth 9 kilo­gramë kan­abis dhe 51,450 paun­dë para të fshe­hu­ra në vende të ndryshme të shtëpisë.

Kris­t­ian Lleshi, 35 vjeç, u dënua me dy vjet e dy muaj burgim, ndër­sa Xhuli­jana Tri­mi, 29 vjeçe, me 18 muaj burgim nga Gjyka­ta e Kurorës në Birmingham.Të dy kanë pran­uar më herët fajës­inë për posed­im kan­abisi me qël­lim furniz­imin dhe për vepra që lid­hen me pastrim­in e par­aveSi­pas NCA, të cilës i refer­o­het Top Chan­nel, arres­ti­mi i tyre u bë në shta­tor të vitit të kalu­ar në një banesë në zonën Shen­ley Green të Birm­ing­hamit, pas një opera­cioni të Agjen­cisë Kom­bëtare të Krim­it (NCA).Gjatë kon­trol­lit, het­ue­sit gjetën shtatë kilo­gramë kan­abis të pake­t­u­ar në vakum në papafin­go, si dhe dy kilo­gramë të tjerë në shkallët e ndërtesës.

Në banesë u sekuestru­an gjithash­tu mbi 51 mijë paun­dë cash, të fshe­hu­ra në vende të ndryshme, përf­shirë një porto­fol, çan­ta, komod­i­na, një enë suple­mentesh pro­teinike, dol­lapë dhe poshtë një shtrati. Autoritetet kon­fiskuan edhe sende me vlerë të lartë si bizhuteri ari, çan­ta dore dhe këpucë luksoze.Gjatë het­imeve, Tri­mi pre­tendoi se nuk kishte dijeni për drogën dhe paratë, duke deklaru­ar se e nji­hte Lleshin prej vetëm tre mua­jsh dhe se nuk ishte në një mar­rëd­hënie me të. Ajo tha gjithash­tu se sendet luk­soze i kishte blerë të për­doru­ra në plat­for­ma online si eBay dhe Vint­ed.

Megjithatë, het­ue­sit zbu­lu­an pro­va që kundër­sh­tonin deklarimet e saj. Pos­time në rrjetet sociale tre­go­nin se çifti kishte qenë në një lid­hje të pak­tën që nga viti 2023, ndër­sa fat­u­rat e gje­tu­ra provonin se disa nga artiku­jt e sekuestru­ar ishin blerë drejt­për­drejt me para në dorë në dyqane luksoze.Operacioni i NCA-së çoi gjithash­tu në zbu­lim­in e një ferme kan­abisi në Dud­ley, ku u asgjë­suan bimë me vlerë të vlerë­suar rreth 78 mijë paun­dë. Hetimet për këtë rast vazh­do­jnë.

Sipas koman­dan­tit të degës së NCA-së, Saju Sasiku­mar, pre­tendimet e Trim­it ishin “plotë­sisht të pabesueshme”, ndër­sa hetimet treguan se të dy të dënuar­it ishin në dijeni të drogës dhe par­ave dhe kishin rol aktiv në aktivitetin krim­i­nal.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading