Rindërtimi i Ukrainës në fokus, Rama merr pjesë në konferencën e liderëve në Poloni

Kryem­i­nistri Rama do të mar­rë pjesë në Kon­fer­encën për Rindër­timin e Ukrainës (Ukraine Recov­ery Con­fer­ence – URC 2026), e cila zhvil­lo­het më 25–26 qer­shor në Gdańsk të Polonisë, me pjesë­mar­rjen e kryetarëve të shteteve dhe qev­erive, insti­tu­cion­eve finan­cia­re ndërkom­bëtare, për­faqë­suesve të biz­ne­sit dhe orga­ni­zatave të shoqërisë civile nga mbarë bota.

Kon­fer­en­ca syn­on të for­co­jë mbështet­jen ndërkom­bëtare për Ukrainën dhe të mobi­li­zo­jë inves­time për rindër­timin dhe zhvil­lim­in afat­g­jatë të ven­dit.

Punimet e saj do të foku­so­hen në sek­torët më të prekur nga agre­sioni rus, përf­shirë energjinë, infra­struk­turën kri­tike dhe logjis­tikën, si dhe në forcimin e kapaciteteve të sig­urisë dhe mbro­jt­jes, të kon­sideru­ara thel­bë­sore për pro­cesin e rindër­tim­it.

Kryem­i­nistri Rama do të pritet nga Kryem­i­nistri i Polonisë, Don­ald Tusk dhe do të mar­rë pjesë së bashku me del­e­ga­cionin që e shoqëron, në cer­e­mon­inë zyrtare të hap­jes së Kon­fer­encës , ku më pas do të mba­jë një fjalë për­shën­de­tëse në sesion­in e dytë ple­nar të saj.

Gjatë qën­drim­it në Gdańsk, Kryem­i­nistri Rama do të zhvil­lo­jë një sërë takimesh dypalëshe me me homologë, si dhe me Komi­sioneren e Bashkim­it Evropi­an për Zgjer­im­in, Mar­ta Kos.

Në kuadër të agjendës, Kryem­i­nistri do të tako­het gjithash­tu me drejtues të kom­panive ndërkom­bëtare, përf­shirë për­faqë­sues të sek­torit të energjisë dhe inves­timeve, me fokus nxit­jen e bashkëpunim­it ekonomik dhe mundë­sive të reja të zhvil­lim­it.

Kon­fer­en­ca për Rindër­timin e Ukrainës shër­ben si plat­for­ma krye­sore ndërkom­bëtare për koor­dinimin e mbështet­jes poli­tike, finan­cia­re dhe ekonomike ndaj Ukrainës, duke bashkuar aktorë pub­likë dhe pri­vatë në funk­sion të rimëkëm­b­jes dhe trans­formim­it afat­g­jatë të ven­dit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading