U zunë për rrugën, vëllai e goditi me thikë…/ DETAJE nga krimi i rëndë në Kavajë, si humbi jetën Eqerem Rreshka

Deta­je të reja janë zbard­hur në lid­hje me ngjar­jen e rëndë të ndod­hur mbrëm­jen e djeshme në fshatin Ago­nas të Kava­jës, ku humbi jetën 74-vjeçari Eqerem Rresh­ka.

Sipas burimeve, vik­ti­ma kishte qenë në tokën e tij për të mar­rë deng­je bari me zetor dhe pas kthim­it në shtëpi ishte takuar me vël­lain e tij të madh.

76-vjeçari Muhamet Rresh­ka i ka thënë vël­lait të tij që të mos kalonte në atë rrugë sër­ish, ndër­sa ky i fun­dit e kishte shtyrë me zetor.Ngjarja e rëndë ka ndod­hur rreth orës 20:30, ku pas këtij kon­flik­ti ver­bal, 76-vjeçari ka nxjer­rë thikën dhe ka gjua­j­tur vël­lain e tij duke e lënë të plago­sur.

Pas kësaj, është bërë trans­po­ti­mi i men­jëher­shëm i tij në spi­tal për të mar­rë ndih­mën e nevo­jshme mjekë­sore, por për shkak të plagëve të mar­ra nuk arri­ti të mbi­je­to­jë dhe humbi jetë në spi­tal.

Autori pas ngjar­jes ka shpre­hur pen­desë në lid­hje me krim­in, tek­sa mëso­het se ushtronte detyrën e krye­plakut të fshatit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading