82 vite nga gjenocidi mbi Çamëri, Kuvendi seancë përkutimore: Të mos ngelet në harresë, të hiqet ligji i luftës

Me një min­utë hes­ht­je nisi në Kuvend sean­ca e përku­j­tim­it të 82-vje­torit të gjeno­cid­it grek mbi shqip­tarët e Çamërisë, që la pas vras­je masive, përd­hu­nime, gra­bit­je dhe dëbime me for­cë të rreth 30.000 shqip­tarëve nga rajoni i Çamërisë gjatë viteve 1944–1945, ngjar­je që vijon të mbetet një plagë e hapur his­torike.

Deputet­ja e PDIU, Mesi­la Doda u shpreh se është detyrim i qev­erisë që në tryezën e Athinës zyrtare të ngre­jë çësht­jen çame dhe të kërko­jë heq­jen e ligjit të luftës.

“Detyrim që të ngre­jë këtë çësht­je të të drej­tave të njerun në çdo samit apo takim me Gre­qinë. Heq­jen e ligjit të luftës, një ligj arkaik dhe rudi­ment his­torik që mba­het ende në këm­bë për të kër­cënuar mar­rëd­hëni­et tona me fan­tazmën e një lufte të shekul­lit të kalu­ar”, tha Doda.

Detyrim, që për deputetin social­ist Ardit Bido po përm­bushet.

“Edi Rama e ka ngrit­ur si çësht­je në Athinë me autoritetet greke, jo vetëm në nivelin e për­faqësim­it shtetëror duke qenë for­ca e parë që e përf­shiu çësht­jen çame në pro­gramin qev­erisës, por edhe duke e ngrit­ur sy më sy aty ku duhet, në Athinë”, tha Bido.

Ndër­sa kreu i shoqatës Çamëria, Ilir­jan Idrizaj tha se kjo çësht­je nuk duhet të mbetet peng I hes­ht­jes, por duhet të tra­j­to­het me din­jitet.

“Sot më shumë se kur­rë Shqipëria ka nevo­jë për një zë të fortë dhe të bashkuar, t’i dalë zot vetes dhe t’i shër­be­jë intere­sit më të mirë të çësht­jes çame dhe intere­sit kom­bë­tar,” tha Idrizaj.

82-vje­tori i gjeno­cid­it mbi shqip­tarët e Çamërisë rik­theu në Kuvend edhe kre­un e PDIU Shpë­tim Idrizi që në zgjed­hjet e fun­dit nuk mun­di të sig­uronte një man­dat deputeti.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading