Nis protesta e 27-të për largimin e kryeministrit; qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jep dorëheqjen!

Ka nisur orga­niz­i­mi i qyte­tarëve në sheshin Skën­der­bej. Sot mba­het protes­ta e 27 kundër kryem­i­nistrit Edi Rama.

Protestue­sit kërko­jnë dorëhe­q­je të pane­go­ci­ueshme të Ramës.

Shqip­tarët kërko­jnë jo vetëm largimin e qev­erisë aktuale, por edhe ndryshimin e asaj që e cilë­so­jnë si “kastën e vjetër poli­tike” dhe reformimin e estab­lish­men­tit që ka domin­uar jetën poli­tike të ven­dit prej 36 vitesh.

Prote­s­tat zhvil­lo­hen çdo mbrëm­je, ku qyte­tarët fil­lim­isht grum­bul­lo­hen para god­inës së Kryem­i­nistrisë dhe më pas marsho­jnë në rrugët krye­sore të krye­qytetit, duke shpre­hur pakë­naqësitë e tyre përmes pankar­tave, thirrjeve dhe fjal­imeve pub­like.

Pjesë­mar­rësit thek­so­jnë se tubimet kanë karak­ter paqë­sor dhe i kon­sidero­jnë ato një shem­bull të angazhim­it qyte­tar dhe të ushtrim­it demokratik të së drejtës për të protes­tu­ar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading