PD ulet në tryezë të mërkurën e 1 korrikut për ndryshime, Edi Paloka “ hap krahun”: Nuk do kandidoj, të provohen të tjerë

Pesë dita para mbled­hjes të Këshillit Kom­bë­tar të Par­tisë Demokratike, ku pritet të zhvil­lo­hen zgjed­hjet për Kryetarin dhe Kryesinë e PD-së, demokrati Palo­ka ka zbu­lu­ar tërhe­q­jen e tij nga postet drejtues të par­tisë.

“Men­do­va mos i jep­ja përgjig­je tani por unë kam kërkuar që mos kan­di­doj më. Kam mbi një muaj që i kam kërkuar, ose kam njof­tu­ar kryetarin e Par­tisë Demokratike që do prefer­o­ja të mos kan­di­do­ja më, as për kryetar të Këshillit Kom­bë­tar dhe as për ndon­jë post tjetër drejtues të lartë të Par­tisë Demokratike” tha Edi Palo­ka në inter­vistën e dhënë për Syri.tv.

Duke zbu­lu­ar së nuk do të bëhet pjesë e garës, Palo­ka është shpre­hur se dësh­i­ron që të ketë emra të rinj në listë, në mënyrë që t’u jepet mundësia dhe të tjerëve.Fjala e Edi Palokës: Men­do­va mos i jep­ja përgjig­je tani por unë kam kërkuar që mos kan­di­doj më. Kam mbi një muaj që i kam kërkuar, ose kam njof­tu­ar kryetarin e Par­tisë Demokratike që do prefer­o­ja të mos kan­di­do­ja më, as për kryetar të Këshillit Kom­bë­tar dhe as për ndon­jë post tjetër drejtues të lartë të Par­tisë Demokratike

Unë mund të kem shumë ide, por sig­ur­isht, thënë ajo që thashë pak më parë sepse mund të keqin­ter­pre­to­het nga dy krahë. E para, abso­lutisht impen­ji­mi im jo vetëm nuk do të zvogëlo­het, por do të shto­het.

Unë nuk kam ven­do­sur që me këtë vendim që kam mar­rë të momen­tit as të largo­hem nga poli­ti­ka, nga lufta, përkun­drazi, edhe njëherë e them, nuk kam ndër­mend as ta mbyll kar­ri­erën time poli­tike. Por kam men­d­uar që në këtë moment mbase duhet të provo­hen dhe të tjerë, të bëhet ajo që the ti, gër­shetim midis brezave.

Dëgjo, unë gjith­monë kam qenë i mendim­it se nuk është posti që e bën asnjë njeri, asnjë fig­urë. Nuk i ndryshon as vler­at, as gjithë çfarë ka bërë ai njeri në jetën e tij.

Edi Palo­ka nuk ndryshon, as nuk i merr vler­at nga një post, as nuk i hum­bet vler­at nga një post që le. Sig­ur­isht ai është vlerësim dhe unë e quaj vlerësim sa herë më kanë cak­tu­ar në një post të lartë të Par­tisë Demokratike, por edhe njëherë e them, nuk është posti që për­cak­ton as vler­at, as hedh poshtë sakri­fi­cat e diku­jt, as vler­at e tij dhe as kon­tributet e tij në poli­tikë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading