Trump, kërcënime të reja ndaj BE: Tarifa doganore 100% nëse vendos taksë dixhitale për kompanitë amerikane

Për­plas­ja mes Don­ald Trump dhe Europës në fushën e tregtisë është rindezur sër­ish. Nga kreu i Shtëpisë së Bard­hë ka ard­hur një kër­cën­im i ri për ven­dos­jen e tar­i­fave doganore shumë të lar­ta ndaj Bashkim­it Europi­an.

“Shumë vende europi­ane po disku­to­jnë ven­dos­jen e afërt të një takse mbi shër­bimet dix­hitale që do të rën­do­jë kom­pan­itë amerikane. Disa prej këtyre vendeve janë tash­më shumë pranë mar­rjes së këtij vendi­mi.

Kush­do që do të ven­dosë një tak­së të tillë, do të për­bal­let men­jëherë me një tar­ifë doganore prej 100% për të gjitha mall­rat që eksporton drejt Shteteve të Bashkuara”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth.

Kjo tar­ifë doganore, vijoi Trump, “do të ketë për­parësi ndaj çdo mar­rëvesh­je­je tregtare të lid­hur me vendin përkatës, pavarë­sisht nëse ajo është zbat­u­ar apo vetëm është nën­shkru­ar.

Për më tepër, nëse këto vende do të vazh­do­jnë me vendimin e tyre, tar­i­fa doganore prej 100% do të hyjë në fuqi men­jëherë.”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading