SHBA nuk ngopet me kaq/ Synon organizimin e Botërorit 2038, përgatit ofertë miliardëshe për FIFA‑n

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyr­to­jnë mundës­inë për të kan­did­uar për orga­niz­imin e Kupës së Botës 2038, pas suk­sesit në orga­niz­imin e Botëror­it 2026, i cili po zhvil­lo­het me sta­di­ume të mbushu­ra në të gjithë vendin.

Laj­mi është kon­fir­muar nga Andrew Giu­liani, drej­tor ekzeku­tiv i grupit të punës të Shtëpisë së Bard­hë për Kupën e Botës.

“Nuk ka vend më të për­sh­tat­shëm se Shtetet e Bashkuara për të orga­nizuar një Kupë Bote dhe men­doj se kjo po reflek­to­het edhe në reagimet që shohim në rrjetet sociale”, deklaroi Giu­liani për BBC.

Sipas rapor­timeve, SHBA po për­gatit një ofer­të që mund të arri­jë vlerën e rreth 2 mil­iardë dol­larëve për të bindur FIFA‑n t’i beso­jë orga­niz­imin e Botëror­it 2038.

Edi­cioni i vitit 2038 pritet të zhvil­lo­het me 64 kom­bëtare pjesë­mar­rëse, një zgjer­im i mëte­jshëm nga for­mati aktu­al me 48 ekipe.

Nëse kan­di­datu­ra amerikane zyr­ta­ri­zo­het dhe mira­to­het nga FIFA, SHBA do të orga­n­i­zonte për herë të dytë rad­hazi Kupën e Botës, pas turneut të vitit 2026.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading