Dasmë spektakolare në New York/ Taylor Swift dhe Travis Kelce planifikojnë festë dy-ditore me 1,000 të ftuar

Deta­je të reja po dalin për das­mën e shumëprit­ur të Tay­lor Swift dhe Travis Kelce, e cila pritet të jetë një ngjar­je e mad­he disa-ditore në zemër të New York-ut.

Sipas medi­ave ndërkom­bëtare, çifti i famshëm po plan­i­fikon një fes­të dasme që do të zhvil­lo­het në Madi­son Square Gar­den, një nga are­nat më ikonike në botë, e njo­hur për kon­certe dhe evente sportive mad­hore.

Rapor­timet e para flis­nin për një prit­je mad­hësh­tore më 3 kor­rik, ndër­sa burime të reja sug­jero­jnë se pro­gra­mi do të zgjasë më shumë se një ditë.

Më konkretisht, një event më pri­vat dhe më intim pritet të mba­het një ditë më parë, më 2 kor­rik, me pjesë­mar­rjen e rreth 100 famil­jarëve dhe miqve më të ngushtë të çiftit.

Ndër­sa të nesër­men, më 3 kor­rik, pritet një fes­të shumë më e mad­he, ku num­ri i të ftu­arve mund të arri­jë deri në 1,000 per­sona. Sipas medi­ave, ngjar­ja mund të përf­shi­jë edhe per­for­man­ca live dhe ele­mente spek­tako­lare, duke e kthy­er das­mën në një event të vërtetë showbiz‑i.

Thashethemet për zgjed­hjen e Madi­son Square Gar­den janë for­cuar edhe nga doku­mente dhe leje të paraqi­tu­ra për mbyll­jen e rrugëve për­reth arenës nga data 2 deri më 4 kor­rik, si dhe kërke­sa për hapësira të mëd­ha për ten­da, struk­tu­ra dhe autom­jete orga­ni­za­tive.

Sipas burimeve pranë orga­nizim­it, autoritetet e qytetit të New York-ut po e tra­j­to­jnë seri­ozisht mundës­inë e një even­ti të madh të lid­hur me Tay­lor Swift në këtë arenë, ndër­sa një zyr­tar lokal ka deklaru­ar për New York Times se ambi­en­ti është për­gat­i­tur për “evente das­mash” në këtë peri­ud­hë.

Gjithash­tu, rapor­to­het se disa loj­tarë të ekip­it Kansas City Chiefs, ku luan Travis Kelce, kanë rez­ervuar dhoma në një nga hotelet më të njo­hu­ra të Man­hat­tan-it, në prit­je të cer­e­mon­isë.

Burime pranë Dai­ly Mail kanë deklaru­ar se çifti ka zgjed­hur të “përqafo­jë spek­tak­lin” dhe të orga­ni­zo­jë një das­më në për­masa të mëd­ha, duke e kthy­er atë në një nga even­tet më të komen­tu­ara të vitit.

Megjithatë, ende nuk ka një kon­fir­mim zyr­tar për deta­jet për­fundimtare të cer­e­mon­isë, përf­shirë num­rin e sak­të të të ftu­arve dhe for­matin final të ngjar­jes, e cila pritet të jetë një nga das­mat më të mëd­ha të show­biz-it ndërkom­bë­tar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading