SPAK zbardh tonelatat e kokainës, dosja: Trafikantët shqiptarë Koçeku e Bedini lidhje të ngushta me kartelin e Luis Sebrano

Trafikan­tët shqip­tarë të kokainës Luçiano Koçeku dhe Alfre­do Hamzai alias Genc Bedi­ni nuk vepronin të izolu­ar. Sipas dos­jes het­i­more që “MaShqip” ka sig­u­ru­ar, ata kishin kri­juar lid­hje të drejt­për­drej­ta me rrjete të fuqishme krim­i­nale në Amerikën Latine dhe Europë, mes tyre edhe me orga­ni­za­tën e drej­tu­ar nga Luis Sebra­no, një emër i njo­hur për autoritetet ndërkom­bëtare të antidrogës dhe pronar i kom­panisë “Maxi Grans”, e cila sipas het­imeve për­dorej për trans­portin e ngarke­save nga Paragua­ji drejt porteve europi­ane.

Refer­u­ar doku­menteve të SPAK, një pjesë e kon­siderueshme e kokainës që nisej nga Paragua­ji drejt Europës trans­porto­hej përmes kom­panive tregtare që mer­reshin me sojë, qymyr, mish dhe mall­ra të tjera, ku lën­da narkotike fshi­hej në kon­tein­erë. Het­ue­sit dysho­jnë se grupi i Koçekut dhe Hamza­it për­dorte të njëjtën mënyrë vepri­mi me rrjetin e Luis Sebra­nos, i arrestu­ar më vonë për trafik ndërkom­bë­tar të lëndëve narkotike.

Dos­ja tre­gon se komu­nikimet e SKY ECC kanë zbu­lu­ar jo vetëm bashkëpunimin mes palëve, por edhe hum­b­jet e mëd­ha që orga­ni­za­ta pësoi nga opera­cionet e autoriteteve ndërkom­bëtare.

Në bise­dat e përgjuara, Luçiano Koçeku shpre­het se grupit i janë sekuestru­ar qin­dra kilo­gramë dhe tonela­ta kokainë në peri­ud­ha të ndryshme, duke për­men­dur ngarke­sa prej 600 kilo­gramësh, 1.2 tonësh dhe dy ngarke­sa të tjera prej rreth një toni secila, të cilat sipas het­uesve lid­hen me trafikun e orga­nizuar nga Ameri­ka Latine drejt Europës.

Sipas SPAK, këto nuk kanë qenë godit­je të izolu­ara. Më 29 maj 2020, autoritetet bri­tanike sekuestru­an 162 kilo­gramë kokainë në Birm­ing­ham, ngarkesë që lid­het me rrjetin krim­i­nal të Koçekut.

Het­ue­sit dysho­jnë se vetëm gjatë peri­ud­hës nga 2 maji deri më 29 maj 2020, orga­ni­za­ta kishte arrit­ur të trafikonte rreth 882.5 kilo­gramë kokainë drejt Bri­tanisë së Mad­he.

Një tjetër godit­je e rëndë për rrjetin erd­hi më 28 tetor 2020, kur në Portin e Roter­damit u sekuestru­an 1.435 kilo­gramë kokainë. Sipas dos­jes që disponon “MaShqip”, kjo ngarkesë i atribuo­het rrjetit të Alfre­do Hamza­it, i cili sipas het­uesve kishte rol kyç në sig­urim­in e furniz­imeve nga Ameri­ka Latine dhe koor­dinimin e trans­porteve drejt Europës.Po ash­tu, hetimet kanë doku­men­tu­ar edhe episode të tjera të trafikut ndërkom­bë­tar.

Në janar 2020, në Barcelonë u sekuestru­an 441 kilo­gramë kokainë dhe u arrestua Indrit Kulaj, një nga per­son­at që SPAK e lidh me orga­ni­za­tën. Në komu­nikimet e SKY ECC, kjo ngarkesë rezul­ton të jetë disku­tu­ar nga anë­tarët e grupit, duke for­cuar dyshimet për përf­shir­jen e tyre.

Dos­ja për­shkru­an një orga­ni­za­të krim­i­nale me role të ndara qartë. Luçiano Koçeku paraqitet si orga­ni­za­tori dhe menax­heri i treg­jeve europi­ane, per­soni që koordi­nonte shpërn­dar­jen e kokainës në Bel­gjikë, Holandë, Bri­tani të Mad­he, Irlandë dhe Itali, si dhe trans­fer­im­in e mil­iona eurove dhe page­save në krip­tomoned­ha.

Alfre­do Hamzai kon­sidero­het si një nga hal­lkat krye­sore të lid­hjes me furnizue­sit dhe lab­o­ra­torët në Amerikën Latine, ndër­sa anë­tarët e tjerë të grupit mer­reshin me logjis­tikën, mag­a­zin­imin, trans­portin dhe shpërn­dar­jen.

Sipas SPAK, orga­ni­za­ta nuk mer­rej vetëm me trafik droge. Fitimet e gjeneru­ara nga kokaina dyshohet se investo­heshin në Shqipëri, krye­sisht në sek­torin e ndër­tim­it, kom­plekse ban­i­mi, vila tur­is­tike dhe pasuri të palu­a­jt­shme.

Het­ue­sit po ver­i­fiko­jnë nëse mil­iona euro të kri­juara nga trafiku ndërkom­bë­tar i kokainës janë ricik­lu­ar përmes kom­panive dhe pro­jek­teve ndër­ti­more që fig­uronin në emër të per­son­ave të tjerë, por që sipas komu­nikimeve të SKY ECC kon­trol­lo­heshin nga drejtue­sit e orga­ni­za­tës.

Për SPAK-un, bëhet fjalë për një rrjet krim­i­nal që kishte kri­juar ura të for­ta mes karteleve të Amerikës Latine, porteve krye­sore të Europës dhe inves­timeve në Shqipëri, duke kon­trol­lu­ar çdo hal­lkë të zinx­hir­it, nga furniz­i­mi me kokainë deri te pastri­mi i fitimeve të saj.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading