“Një ndjenjë xhelozie…” Demokratët ndajnë pamje nga protesta, Luan Baçi: Unë nuk dua të shfrytëzoj diçka kaq të bukur, PD ka nevojë për ripërtëritje

Tek­sa disa nga demokratët përkrahin hap­tazi protestën që zhvil­lo­het prej ditësh në zemër të Tiranës, Luan Baçi është shpre­hur se ka zgjed­hur që të mos i bashko­het tubim­it duke zbu­lu­ar se nuk dësh­i­ron që të shfry­të­zo­jë momentin për vëmend­je.

“Parë si deputet, them se nuk duhet të shfry­të­zo­jmë protestën ose të mar­rim pikë nga protestue­sit, kur bëjnë një foto në shesh dhe e hed­hin në rrjet.

Të mitë unë i stim­u­loj për të mar­rë pjesë djemtë e mi shko­jnë në protestë. Kjo nuk ka asgjë të keqe, unë per­son­al­isht men­do­je se nuk duhet të jem aty se më duket sikur e dëm­toj atë. Nuk dua të dëm­toj një protestë aq të qartë, të pastër e të ndjeshme.

Kjo protestë shër­ben për PD si një kohë reflek­ti­mi shumë të thel­lë. Ne kemi bërë protes­ta shumë të for­ta, mad­je më të tejm­bushu­ra sesa është sot. Kanë qenë protes­ta shumë të fuqishme në num­ra” tha Baçi në inter­vistën e dhënë për A2CNN.

I pyetur në lid­hje me mbled­hjen  e demokratëve që do të zhvil­lo­het pas­diten e së mërkurës së ardhshme, Luan Baçi tha se pritet të ketë  ripërtërit­je në Sekre­tari­atin dhe depar­ta­mentet e partisë.“Ndodhi një ripërtërit­ja në Këshillin Kom­bë­tar, që besoj se do të ketë një ripërtërit­je dhe në Kryesinë e Sekre­tari­atin e PD-së, depar­ta­mente, drejtues poli­tikë.

Nuk do të ketë më me vetëpropoz­im. Por kryetari i PD-së nomi­non në garë 20 anë­tarë Krye­sie, që duhet të jenë 2‑fishi i num­ri i atyre që zgjid­hen. Nomi­no­hen emrat për sekre­tarin e përgjithshëm dhe këshilli kom­bë­tar voton, për drejtue­sit e depar­ta­menteve, për sekre­tari­atin dhe do të ketë një votim të përgjithshëm.

Ripërtërit­ja duhet me domos­do. PD ka kalu­ar një kalvar të gjatë, por 4‑vjeçari i fun­dit do të mba­het mend gjatë në his­tori, për paso­jat, zhvil­limet, garat pa vulë pa sigël, e duke u rikon­fir­muar si një par­ti” shtoi më tej demokrati në fjalën e tij.

Prote­s­tat e mijëra qyte­tarëve të cilët prej 27 ditësh zbarko­jnë në Tiranë duke kërkuar ndryshim të klasës poli­tike tek­sa kundër­sh­to­jnë inves­timet amerikanë në vend, Baçi i cilë­son si ndër më të buku­rat dhe të pas­trat.

Ndër­sa shton se ndjen një lloj xhelozie që prote­s­tat janë shndër­ru­ar në mad­hësh­tore me një numër të lartë pjesë­mar­rë­sish.

“Me një ndjen­jë xhelozie në thon­jëza, por asnjëherë nuk ka pasur protes­ta kaq të qar­ta, të pas­tra. Pavarë­sisht për­p­jek­jeve për të monop­o­lizuar në momente të cak­tu­ara.

Kjo është një nga protes­ta më të veçan­ta që më bën të ndi­hem mirë, sepse deri dje kryem­i­nistri thoshte se nuk ka pop­ull opoz­i­tar, përveç opoz­itës që kërkon të mar­rë pushtetin” u shpreh Baçi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading