Qeveria shtyn afatin e aplikimeve për subvencionet në bujqësi – Zbulohet arsyeja

Afati i aplikimeve për sub­ven­cionet e fer­merëve në kuadër të Skemës Kom­bëtare të Bujqë­sisë është shtyrë edhe me 10 ditë. Lajmin e bëri të ditur min­istri i Bujqë­sisë, Andis Sal­la, gjatë një kon­fer­ence të për­bashkët me homo­lo­gun e tij nga Koso­va, Armend Muja.

“Këto ditë kemi pasur një rrit­je të ndjeshme të num­rit të aplikimeve. Për t’u dhënë mundësi sa më shumë fer­merëve të bëhen pjesë e Skemës Kom­bëtare, kemi ven­do­sur ta shtyjmë afatin edhe me 10 ditë”, deklaroi ai.

Sipas min­istrit, deri më tani kanë aplikuar rreth 40 mijë fer­merë, ndër­sa intere­si është shtrirë pothua­jse në të gjitha 12 masat mbështetëse të skemës.

“Bleg­to­ria ka pasur një interes të shtu­ar për aplikime, duke për­fi­tu­ar nga rrit­ja e vlerës për krerë. Siç e thekso­va, ditët e fun­dit num­ri i aplikimeve ka qenë mak­si­mal. Me këtë shtyr­je syn­o­jmë t’u japim mundësi edhe atyre fer­merëve që nuk kanë arrit­ur të apliko­jnë bren­da afatit fillestar”, u shpreh min­istri.

Në kon­fer­encën e për­bashkët, dy min­is­trat ndanë qën­drim­in për heq­jen e bar­ri­er­ave tregtare mes dy vendeve dhe reduk­timin e penge­save që ndiko­jnë në qarkul­lim­in e mall­rave bujqë­sore.

“Jemi duke rishikuar bar­ri­er­at admin­is­tra­tive që pen­go­jnë lëviz­jen e lirë të mall­rave. Syn­i­mi ynë është të dix­hital­i­zo­jmë pro­cesin e kon­trol­lit dhe të heqim të gjitha penge­sat që ndiko­jnë në qarkul­lim­in e pro­duk­teve mes dy vendeve”, u shpreh min­istri.

Me qël­lim forcimin e bashkëpunim­it në sek­torin e bujqë­sisë, dy shtetet nën­shkru­an edhe dy mar­rëvesh­je bashkëpuni­mi për pro­movimin e pro­duk­teve agroushqi­more dhe për zhvil­lim­in e shër­bimeve këshillimore.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading