Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën, Gjykata e Lartë nuk i pranon rekursin

Gjyka­ta e Lartë nuk ka pran­uar rekursin e ish-krye­bashki­akut të Rro­gozhinës, Edi­son Mem­o­l­la, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila e dënoi atë me 1 vit burg.

Vendi­mi u dha nga tru­pa gjykuese e për­bërë nga Gen­ti Sha­la, në cilës­inë e rela­torit, si dhe anë­tarët Ilir Pan­da dhe Albana Bok­si.

Mem­o­l­la, i cili aktu­al­isht ndod­het në bur­gun e Rro­gozhinës, u shpall faj­tor nga dy shkallë gjyki­mi për kor­rup­sion në zgjed­hje.

Pas shpall­jes së vendim­it nga Gjyka­ta e Posaçme e Apelit, më 9 shkurt 2026, Mem­o­l­la u vetë­dorëzua në poli­ci dhe më pas u trans­fer­ua në insti­tu­cionin e vua­jt­jes së dënim­it.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading