“Edi Rama gjatë qeverisjes së tij, nuk ka mbajtur përgjegjësi”/ Gazetari: Algoritmi, iu kthye kundër brenda 27 ditësh

Gaze­tari Artan Cena, i ftu­ar në nje stu­dio tele­vizive, deklaroi se kryem­i­nistri Edi Rama ka hum­bur kon­tak­tin me realitetin e shqip­tarëve dhe po për­bal­let me paso­jat e pro­pa­gandës që sipas tij ka ndër­tu­ar për më shumë se një dekadë.

Sipas tij, Rama gjatë 13 viteve në pushtet nuk ka mba­j­tur asnjëherë përgjegjësi për prob­lematikat e kri­juara nga qev­eris­ja e tij, ndër­sa ka ndër­tu­ar një realitet para­lel larg jetës së përdit­shme të qyte­tarëve.

Duke iu refer­u­ar lib­rit ‘Alba­nia Fails’, ai tha se aty pasqy­ro­het qartë vizioni i kryem­i­nistrit për Shqipërinë, i fokusuar krye­sisht tek ndër­timet masive dhe betoniz­i­mi i ter­ri­torit.

Duke komen­tu­ar deklaratat e fun­dit të Ramës për algo­rit­met dhe rrjetet sociale, Cena tha se kryem­i­nistri po për­bal­let me armën që vetë ka për­dorur për vite me rad­hë. Sipas gaze­tar­it, realiteti që për­je­to­jnë shqip­tarët është kre­jt ndryshe nga ai që paraqet pro­pa­gan­da qever­itare bren­da dhe jashtë ven­dit.

Gaze­tari u ndal edhe te pro­jek­tligji që parashikon mundës­inë e bler­jes së tokës bujqë­sore nga shte­tas të huaj, duke e kon­sideru­ar atë pjesë të një poli­tike të vazh­dueshme të shit­jes së pasurive kom­bëtare.

Duke folur për fenomenin e pastrim­it të par­ave, gaze­tari deklaroi se Shqipëria është shndër­ru­ar në një nga qen­drat krye­sore të këtij aktiviteti në Europë.

‘Fak­ti është që Edi Rama gjatë qev­eris­jes së tij 13-vjeçare asnjëherë nuk ka mba­j­tur përgjegjësi për atë që ka bërë deri më tani. Siç duket vetë Rama ka kri­juar një botë të tjetër të tij, të cilën ai nuk shikon realitetin e vërtetë.

Dhe këtë e ka treguar dhe më qartë ai lib­ri ‘Alba­nia Fails’, që ka treguar se çfarë per­cep­ti­mi ka Rama për Shqipërinë, çfarë do të bëjë Rama këtu në Shqipëri. Domethënë, Rama kërkon që thjesht të ndër­to­jë dhe të lërë shen­jat e tij në kul­la, në ndër­time.

Tiranën e ka mbushur, por siç duket do të mbushë të gjithë Shqipërinë, jo vetëm Tiranën. Sepse e ka fil­lu­ar që në Dur­rës, në Golem, në të gjithë bregdetin e ven­dit, bile pro­jek­tet kanë shkuar deri edhe në zonat e bregde­tit të Shëngjinit.

Dhe të rik­the­he­mi aty tek pyet­ja jote, pse e ka gje­tur algo­rit­min. Shiko, Rama ka 13 vjet që e për­dor algo­rit­min për të mashtru­ar pop­ullin. Dhe sot ky algo­ritëm i është kthy­er kundër. Çfarë do të thotë që ajo që Rama e kishte si domenin e tij të pakonkur­rueshëm, tani i është thy­er.

Tani algo­rit­mi i është kthy­er mbrap­sht. Ndër­sa për 13 vjet Rama e ka për­dorur që të bëjë pro­pa­gandën e tij, të ushtro­jë pro­pa­gandën e tij ndaj pop­ul­lit me qël­lim që ta qua­jë qev­eris­jen e tij të suk­sesshme, sot ai algo­ritëm për 27 ditë, ia ka rrëzuar 13 vite qev­eris­je Edi Ramës.

Po i the­mi qev­eris­je sepse ai është qev­eri, është kryem­i­nistër i ven­dit. Por sig­ur­isht që janë më shumë pro­pa­gandë sesa realitet. Sepse realiteti në Shqipëri është shumë i ndryshëm nga ai që jep Edi Rama, që shfaq Edi Rama.

Domethënë si në vendin tonë ash­tu dhe në sytë e ndërkombëtarëve.Interesi i Edi Ramës është që t’ua ofro­jë sa më shumë njerëzve që nuk kanë lid­hje me Shqipërinë. Domethënë që nuk i kërko­jnë llog­a­ri atij. Njerëz të cilët vijnë në Shqipëri vetëm për intere­sat e tyre, jo për intere­sat e Shqipërisë.

Kjo do të thotë që ai kërkon që të shesë tokë. Pavarë­sisht fak­tit që ai e ka jus­ti­fikuar këtë pro­jek­tligj si një kërkesë të inte­grim­it, si një kërkesë të BE-së. Dhe sipas tij ky pro­jek­tligj do të hyjë në fuqi tetë vjet mbasi Shqipëria do anë­tarë­so­het në BE. Por fak­ti është që ky pro­jek­tligj është hed­hur për disku­tim në një kohë kur shqip­tarët protesto­jnë pikër­isht për këtë gjë.

Po. Protesto­jnë sepse ky po shet Shqipërinë dhe Rama nuk e ka bërë këtë tani. Në një farë mënyre ka vite që e shet Shqipërinë, edhe pse jo në mënyrë zyrtare. Domethënë ai i ka dhënë prona kujt­do që ka dashur, sikur e ka Shqipërinë tokë të tij. Jo sikur është në pozi­cionin e kryem­i­nistrit për ta admin­istru­ar vendin, por ai e shikon vendin si një pronë, pjesë të së cilës mund t’ia japë kujt të dojë.

Ka 13 vjet që Edi Rama i mbush mend­jen vetes dhe njerëzve të tij që Shqipëria është e tyre. Nuk është e shqip­tarëve.

Fak­tik­isht po. Ligjër­isht jo, por fak­tik­isht po. Që do të thotë që Rama mund të bëjë çfarë të dojë këtu dhe me anë të for­cës së kar­tonëve që ka në par­la­ment, mira­ton çdo gjë që ai dësh­i­ron.

Abso­lutisht. Ua ka qepur ligjin sipas xhaketës që kishin veshur. Në fakt ai nuk e ka qepur ligjin. Ai e ka mar­rë të gat­shëm ligjin nga palët e intere­suara, e ka çuar në par­la­ment, e ka mirat­u­ar. Siç bëri me ligjin e zon­ave të mbro­j­tu­ra. 12 deputetë anon­imë fir­mosën, çuan një ligj në par­la­ment për të shkatër­ru­ar zonat e mbro­j­tu­ra në Shqipëri.

Mund të paran­dalo­het në një mënyrë: largi­mi i Ramës. Ajo që po kërko­jnë qyte­tarët prej 27 ditësh. Ndryshe nuk besoj se ka që të paran­dalo­het kjo gjë.

Shqipëria nuk është kthy­er thjesht në një nga vendet e pastrim­it të par­ave, men­doj se është ven­di i vetëm në Europë ku pas­tro­hen paratë në një mënyrë galopante. Para disa vitesh Rama propo­zoi një ligj për amnisti fiskale.

Pikër­isht, por BE-ja, duke ditur riskun e par­ave të pista, e ndalu­an. Rama çfarë bëri? Mbyl­li të dy sytë dhe u tha gru­peve të intere­sit: pas­troni paratë, më jep­ni pushtetin.

Mënyrat i ka, qev­e­ria ia jep në dorë. Ti çfarë do të bësh? Do bësh një resort? Sa lekë do investosh? Kaq. Pro­jek­tin ta jap unë, ti fut lekët’, tha ndër të tjera gaze­tari Artan Cena.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading