Trafikonte drogë me postë nga SHBA, arrestohet amerikania në Tiranë!

Një rast i dyshuar i trafikim­it të lëndëve narkotike përmes shër­bim­it postar është godi­tur në Tiranë.

Mëso­het se një shte­tase amerikane 48 vjeçe me ini­ciale Sh.I, e cila banonte në vendin tonë, kishte porosi­tur një pako të ard­hur nga SHBA.

Gjatë kon­trol­lit të saj u kon­stat­u­an karamele me lëndë të dyshuar narkotike can­abis sati­va në for­më xhe­la­tine, me një peshë totale prej rreth 572 gramësh. Fil­lim­isht rasti është zbu­lu­ar në doganë dhe më pas, për të iden­ti­fikuar mar­rësin e dërgesës, poli­cia orga­ni­zoi një dorëz­im të kon­trol­lu­ar. Një agjent i Antidrogës, i infil­tru­ar si posti­er, dorë­zoi pakon në adresën e shte­tases amerikane.

Men­jëherë pasi ajo e mori në dorëz­im, efek­tivët ndërhynë duke e arrestu­ar në flagrancë.Gjatë mar­rjes në pyet­je, shte­tas­ja amerikane ka deklaru­ar se nuk kishte porosi­tur asnjë lëndë të jashtëligjshme dhe se pako­ja e sekuestru­ar nuk ishte porosi­tur prej saj.

Ndërko­hë, Antidro­ga e Tiranës vijon hetimet për të ver­i­fikuar nëse e arrestu­ara ka lid­hje me ndon­jë grup krim­i­nal që mer­ret me trafikimin ose shpërn­dar­jen e lëndëve narkotike, si dhe për të zbard­hur të gjithë skemën e këtij rasti.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading