U kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt!

Poli­cia ka arrestu­ar ditën e sotme Emil­jano Ninën, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Mar­ti­naj.

Nina është arrestu­ar te dera e shtëpisë e Ilir Sel­man­it, pasi u gjet aty i armato­sur.

Sel­mani është dënuar me 26 vite burg për vras­jen e ish-polic­it San­ti­a­go Malko, ndër­sa u la në ‘arrest shtëpie’ më 19 qer­shor me vendim të Apelit të Posaçëm.

Rrethanat e pranisë së Emil­jano Ninës në banesën e Sel­man­it mbeten të paqarta.Emiljano Nina është një per­son­azh i njo­hur për policinë e Shtetit pasi është përf­shirë në disa ngjar­je.

Më e bujsh­m­ja është aksi­den­ti “spek­tako­lar” te zona e digës së liqen­it, i cili ndod­hi në gusht të vitit 2023.

Mjeti ishte duke lëvizur me shpe­jtësi të lartë nga rru­ga e ‘Koso­varëve’ dhe për­fun­doi duke u për­pla­sur në digën e liqen­it.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading