“Dua drejtësi që nuk blihet”, Rama për BBC: PS nuk do të kontribuojë vetëm me reforma, por duke i dhënë .…

Në një inter­vistë për BBC, kryem­i­nistri Edi Rama ka folur për prote­s­tat në vend dhe zhvil­limet e fun­dit poli­tike.

Sipas BBC, Kryem­i­nistri Rama i cilë­soi tubimet si një shen­jë të një shoqërie demokratike dhe të shën­det­shme, por i pyetur nëse qyte­tarët duhet të shqetë­so­hen për integritetin e tij dhe të qev­erisë, Rama thek­soi rëndës­inë e pavarë­sisë së drejtë­sisë.

“E kam thënë që nga dita e parë: dua një drejtësi që nuk duket maj­tas, nuk duket djath­tas, por duket drejt.

Një drejtësi që nuk mund të bli­het, nuk mund të ushtro­het pre­sion dhe nuk mund të kon­trol­lo­het nga dis­tan­ca”, deklaroi Rama.

Ai shtoi gjithash­tu se refor­ma në drejtësi është një nga kon­tributet më të rëndë­sishme të Par­tisë Social­iste për vendin.

“Ky është kon­tribu­ti më i madh që Par­tia Social­iste do t’i japë këtij ven­di, sepse nuk do të kon­tribuo­jë vetëm duke bërë refor­ma, por duke i dhënë lëkurën e vet ven­dit”, u shpreh Kryem­i­nistri.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading