“Hakmarrje dhe vdekje Amerikës”, iranianët brohorasin në ceremoninë e varrimit të Ali Khameneit

Mijëra ira­ni­anë janë mbled­hur në një cer­e­moni të mad­he për t’i dhënë lam­tu­mirën e fun­dit lid­er­it suprem të Iran­it, aja­tol­lah Ali Khamenei, duke thirrur slo­gane të for­ta si “hak­mar­rje” dhe “vdek­je për Amerikën dhe Izraelin”.

Tur­mat e mëd­ha u grum­bul­lu­an gjatë cer­e­mon­isë mor­tore, ku shumë pjesë­mar­rës mban­in fla­muj dhe pankar­ta me mesazhe të ngarkuara poli­tik­isht, ndër­sa atmos­fera ishte e ten­sionuar dhe e domin­uar nga thirrje kundër SHBA-së dhe Izraelit.

Sipas rapor­timeve, cer­e­mo­nia e var­rim­it është shoqëru­ar me prani të mad­he qyte­tarësh, zyr­tarësh dhe për­faqë­sue­sish shtetërorë, në një nga cer­e­monitë më të mëd­ha të këtij llo­ji në his­tor­inë e Iran­it.

Autoritetet ira­ni­ane kanë orga­nizuar një pro­ce­sion të gjerë funer­al, i cili pritet të zgjasë disa ditë dhe të përf­shi­jë qytete të ndryshme të ven­dit, ndër­sa pritet pjesë­mar­rje masive në nder­im të fig­urës së lid­er­it të ndjerë.

Cer­e­mo­nia po shër­ben gjithash­tu si një shfaq­je force dhe uniteti kom­bë­tar, në një moment ten­sionesh të lar­ta rajonale, ku Irani vazh­don të për­bal­let me për­plas­je poli­tike dhe ushtarake me kundër­shtarët e tij ndërkom­bë­tarë.

Ndryshe, Ali Khamenei u pasua nga djalit i tij, Mojta­ba, i cili nuk po merr pjesë në cer­e­mon­inë e var­rim­it për arsye sig­urie, megjithëse rapor­to­het se është i lën­d­uar rëndë pas sul­meve amerikano-izraelite në Teheran.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading