Thirrje për bojkot të koncertit, shpërthen Aurela Gaçe: Kjo që bëni është dhunë, por unë jam me ju në shesh! Ndihmoj prindërit prej pensionit të ulët (REAGIMI)

Aurela Gaçe ka reaguar në rrjetet e saj sociale për posterat e ngjitur në vende të ndryshme në Tiranë, ku kërkohet të bojkohet muzika dhe koncertet e saj. Në këtë periudhë “piku” për të gjithë këngëtarët shqiptarë, edhe Aurela ka anoncuar se do të jetë në Shkodër për të çelur sezonin veror. E pas këtij pasqyrimi, reagimi i shqiptarëve nëpër rrjete ka qenë i madh pikërisht për momentin e zgjedhur, teksa çdo ditë para kryeministrisë protestohet kundër qeverisë.
Këngëtarja e njohur shqiptar, ka një përgjigje të gjatë për ta, ku asesi nuk e pranon pretendimin e tyre. Madje thekson se është krah protestuesve, duke evidentuar edhe datat që ka qenë në protestë, sikurse në fund e mbyll duke treguar dilemën për të ardhmen e fëmijve të saj. Natyrisht, nuk fsheh realitetin duke zbuluar se familjarët e ngushtë janë jashtë vendit, ndërsa i duhet të ndihmojë prindërit për të jetuar për shkak të pensioneve të pamjaftueshme nga shteti shqiptar.
Në postimin e bërë në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur, diva e muzikës shqiptare shkruante:
“Dje, më dërgonin miqtë një postim të tillë, ku shpallesha “Armike ” nga dikush që mendon ose beson se e do Shqipërinë më shumë se unë.
Kam dalê në protesta unë qysh studente e pêr Armët kimike , e kam protestuar me gjithë qënien time edhe me tekste shumë të forta këngësh , e sigurtë që vajza në fjalë mbase nuk është në dijeni.
MADJE , MBASE NUK ËSHTË NË DIJENI SE KAM QËNË EDHE NË SHESH KRAH POPULLIT TIM EDHE TANI( me datë të saktë nga arkiva ime)
Kam reaguar disa herë në mënyrën time në këtë dritaren time , por mesa duket nuk I pëlqen kësaj zonjës .
1‑MUA NUK MË TREGON AS DIKTON DOT ASKUSH SE SI TA DUA VENDIN TIM .
2: NËSE ANKOHENI PËR DIKTATURË, ATËHERË PÊRSE TI VETË DIKTON SE SI DUBET TË SILLEMI? A NUK ËSHTË DHUNË EDHE KJO?Kjo mê tregon qartazi se nëse ti bëhesh me pushtet ne ardhmen , ti të shkel me këmbë.
POR:
Kam shumë arsye se përse ndjej se duhet te protestoj .
Jetoj këtu edhe e di mirë peshën e rëndë që ka një Shqiptar mbi shpatulla .
E di sepse luftoj vetë për çdo gjë .
Nuk I kam borxh askujt.
kam zgjedhur të punoj pastêr që nesër të shoh veten në pasqyrë e të mos kem turp ).
Pêr disa kolegë mund të jem treguar budallaqe por dinjitetin tim e kam shumë më të shtrenjtë .
Jam bijë e këtij populli e jam krah popullit tim që ka kaq vite që têrhiqet zvarrë pêr të fituar bukën, pêr te paguar qeranë, për t’u shêruar në dyert e spitaleve ( Kam edhe une prindër e fis e farë , e sigurisht edhe unë jam njeri që nesër mund të pêrballem me cdo gje)
Jam bije e dy pensionistëve që sigurisht kanë punuar me ndershmëri si çdo Shqiptar, e sot pa ndihmën e fëmijëve nuk I ja dalin , E KËTË NUK MA KUNDËRSHTON DOT NJERI.
Jam motër e njê vëllai e motre që kanë ikur, E NËNË E DY FÊMIJÊVE QË SIGURISHT KAM DILEMAT E CDO PRINDI PÊR TË ARDHMEN ( të cilën kam frikë se nuk e shoh kētu ????)
Është listë e gjatë nëse listoj arsyet pse protestoj.
POPULLI NUK ËSHTË I LUMTUR E KÊTË PRAPË S’MA KUNDËRSHTON DOT NJERI.
Por, kur shoh se ti përdor dhunë verbale ndaj atij që nuk vepron si ti, kjo tregon sa te dhunshem mund te behen njerezit”.
