35-VJEÇARJA SHQIPTARE NDËRRON JETË PAK ORË PASI U BË NËNË, FAMILJARËT KËRKOJNË HETIME

Një ngjar­je e rëndë ka ndod­hur në Gre­qi. Një 35-vjeçare shqiptare ka hum­bur jetën vetëm pak orë pasi sol­li në jetë fëmi­jën e saj të dytë, ndër­sa famil­jarët kërko­jnë zbard­hjen e plotë të rrethanave të ngjar­jes.

Viosana Mane ishte shtru­ar në Spi­tal­in e Përgjithshëm të Liva­dias për një lind­je të plan­i­fikuar me pre­rje cezar­i­ane. Sipas të afër­mve, shtatzë­nia kishte kalu­ar pa kom­p­lika­cione dhe nuk kishte pasur asnjë shqetësim gjatë nën­të mua­jve.

Opera­cioni për­fun­doi me suk­ses dhe 35-vjeçar­ja sol­li në jetë një djalë të shën­det­shëm.

Megjithatë, gëz­i­mi i famil­jes zgjati vetëm pak orë. Pas lind­jes, gjend­ja e saj shën­de­të­sore u përke­që­sua me shpe­jtësi si paso­jë e një hemor­ragjie të rëndë pas lind­jes.

Mjekët e Spi­tal­it të Liva­dias ndërhynë men­jëherë për të ndalur gjakderd­hjen dhe për ta sta­bi­lizuar, por për shkak të gjend­jes kri­tike u ven­dos trans­fer­i­mi urgjent në Spi­tal­in “Thri­a­sio” në Athinë, ku u shtrua në repartin e ter­apisë inten­sive.

Pavarë­sisht për­p­jek­jeve të vazh­dueshme të ekip­it mjekë­sor, kom­p­lika­cionet e shkak­tu­ara nga hum­b­ja masive e gjakut rezul­tuan të pak­thyeshme dhe 35-vjeçar­ja ndër­roi jetë.

Ngjar­ja ka shkak­tu­ar tron­dit­je në opin­ion­in pub­lik grek dhe në komu­nitetin ku jetonte famil­ja. E ndjera la pas bashkëshort­in, një djalë 8‑vjeçar dhe fos­h­n­jën e por­salin­dur.

Pas vdek­jes së saj, famil­jarët kërko­jnë het­im të plotë për të sqaru­ar nëse kom­p­lika­cioni u menax­hua sipas pro­tokolleve mjekë­sore dhe nëse janë respek­tu­ar të gjitha pro­ce­du­rat e nevo­jshme gjatë tra­j­tim­it të saj në Spi­tal­in e Liva­dias

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading