Protesta e mijëra shqiptarëve, DW artikull për 35 ditët e tubimit: Këtë regjim do ta çojmë në kazanin e plehrave!

Në protestën e 35-të kom­bëtare, shqip­tarë nga qytete të ndryshme të ven­dit dhe dias­po­ra kërkuan largimin e kryem­i­nistrit Edi Rama, i cili këtë 4 kor­rik fes­ton edhe 62-vje­torin e lind­jes.

Mes fla­mu­jve kom­bë­tarë dhe pankar­tave nuk munguan as sim­bo­let ironike. Protestue­sit sol­lën një tortë ditëlind­je­je, një arkivol me mbishkrim­in “vdek­je poli­tike”, si edhe insta­la­cione të tjera sim­bo­like, përmes të cilave shpre­hën pakë­naqës­inë ndaj qev­erisë dhe klasës poli­tike në vend.

Mesazhet nga protes­ta

Aktivistë, aktorë, gaze­tarë dhe qyte­tarë të ndryshëm morën fjalën gjatë protestës, duke për­c­jel­lë mesazhe për sit­u­atën në vend.

Mes tyre, aktori i njo­hur Meh­di Malkaj iu drej­tua qyte­tarëve me një mesazh për rëndës­inë e ven­dit, duke thek­suar se atd­heu duhet të jetë mbi gjithç­ka. “Për dashur­inë jap jetën, por për Atd­he­un jap dashur­inë” – deklaroi ai, mes bro­horit­jeve të protestuesve.

Ndërkaq, aktori Arben Bajrak­taraj kri­tikoi qev­er­inë dhe kërkoi lir­im­in e protestuesve të arrestu­ar gjatë për­plas­jeve të ditëve të fun­dit.

“50 vjet dhunë. Boll më! Pushteti i ka mbyl­lur sytë, i ka mbyl­lur veshët. Mërgi­mi nuk është atd­heu ynë” – u shpreh aktori. Fjalën e mori edhe një emi­grant i ard­hur nga Shtetet e Bashkuara, i cili tha se ishte kthy­er në Shqipëri pas 30 vitesh për t’iu bashkuar protestës.

“Kjo është protes­ta më paqë­sore në 35 vjet në Shqipëri. Këtë regjim do ta çojmë në kazan të plehrave. Të parët tanë luftu­an dhe dhanë edhe jetën për këtë tokë” – u shpreh ai.

Të dielën marshim në mbështet­je të protestuesve të arrestu­ar

Protes­ta e së shtunës vjen pas ten­sion­eve të shënuara të enjten (02.07.2026) para Par­la­men­tit, ndër­sa bren­da zhvil­lo­hej sean­ca plenare. Protestue­sit hod­hën vezë, gurë dhe sende të for­ta në drej­tim të for­cave të poli­cisë, ndër­sa efek­tivët për­dorën gaz lot­sjel­lës dhe ujë me pre­sion për shpërn­dar­jen e tyre.

Pas për­fundim­it të seancës, protestue­sit bllokuan dal­jet e Par­la­men­tit, duke pen­guar largimin e deputetëve. Për­plas­jet vijuan më pas në disa rrugë të Tiranës.

Sipas poli­cisë, 18 per­sona u shoqëru­an pas inci­den­teve, ndër­sa të lën­d­uar pati si mes protestuesve, ash­tu edhe mes efek­tivëve të poli­cisë.

Orga­ni­za­torët kanë par­ala­jmëru­ar se protes­ta do të vijo­jë edhe të dielën. Ata kanë bërë thirrje për një marshim para Gjykatës së Tiranës në shen­jë sol­i­dariteti me protestue­sit e arrestu­ar, të cilët pritet të dalin para gjykatës në orën 09:00 për cak­timin e masës së sig­urisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading