Gazetari i BBC zbulon prapaskenat e intervistës me Ramën, si reagoi për hetimet e SPAK: E pyeta nëse duhet të shqetësohemi edhe për të?!

Gaze­tari i BBC-së, Guy De Launey, ka zbu­lu­ar pra­paske­nat e inter­vistës së zhvil­lu­ar me kryem­i­nistrin Edi Rama, në një moment kur Shqipëria po për­je­ton natën e 35-të të protes­tave dhe mijëra qyte­tarë kanë dalë në shesh duke kërkuar dorëhe­q­jen e kreut të qev­erisë.

Në një pos­tim në rrjetet sociale, kor­re­spon­den­ti i BBC-së tre­gon se një nga pyet­jet më të for­ta që i drej­toi Ramës lid­hej me hetimet e SPAK ndaj bashkëpunë­torëve të tij më të afërt, përf­shirë zyr­tarë të lartë të mazho­rancës, mes tyre edhe zëvendëskryem­i­nistren Belin­da Bal­luku.

De Launey shkru­an se, nisur nga këto zhvil­lime, e pyeti kryem­i­nistrin nëse kishte arsye që shqetësi­mi të shtri­hej edhe ndaj vetë tij.Gazetari i BBC-së shkru­an fjalë për fjalë:

“Sytë e Edi Ramës u zgjeru­an duk­shëm kur e pyeta nëse duhej të shqetë­so­heshim për të. Dhe unë nuk po pyes­ja për shën­detin e kryem­i­nistrit shqip­tar.

Sepse, ndër­sa disa tituj do t’ju thonë se prote­s­tat e natës në Shqipëri kanë të bëjnë me flamin­got dhe Jared Kush­n­er, ka shumë më tepër se kaq. Në fakt, pothua­jse gjithç­ka.

Dhe pas gjithë kësaj qën­dro­jnë akuzat ndaj zotit Rama. Kësh­tu që e pyeta: nëse aleatët tuaj më të afërt poli­tikë janë nën het­im nga prokurorët antiko­r­rup­sion, a duhet të shqetë­so­he­mi edhe për ju?

Mësoni se çfarë tha ai në repor­tazhin tim për BBC News.”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading