“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”/ Rama reagon pas lajmeve në rrjetet sociale: Projekt i sajuar me Chat GPT!

Kryem­i­nistri Edi Rama e ka nisur këtë diel me një video, ku përgën­jeshtron lajmet e pub­likuara në rrjetet sociale në lid­hje me ekzis­timin e një pro­jek­ti dhe planin për ta zbat­u­ar atë në Gjirin e Por­to Paler­mos. Një lajm të tillë e pati pub­likuar gaze­tari Klevin Muka, tek­sa Rama shpre­het se vetë është angazhuar per­son­al­isht që në atë zonë të mos ketë asnjë ndër­tim, duke e shpal­lur mon­u­ment të natyrës.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me një inter­pre­tim të mbrap­shtë të këtij mas­ter­plani që mund të jetë real. Ka mas­ter­plane që mund të jenë reale në lib­rin ‘Alban­ian Files’ të cilat inkuizicioni i dësh­tak-zemërakëve të kores së zezë të protestës, e ka kthy­er në një akt-akuzë për mua.

Dhjetë prej arkitek­tëve të huaj janë nderu­ar me Nobel-in e arkitek­turës. Këtu ndero­hen me një akt-akuzë. Janë mas­ter­plane të porosi­tu­ra nga sub­jek­te pri­vate në tro­je pri­vatë, që arkitek­tët kanë zgjed­hur t’i ven­dosin në dos­jen e tyre në libër në liri të plotë dhe disa prej tyre janë mas­ter­plane të papran­uara nga Këshilli i Mbro­jt­jes së Ter­ri­torit, provë që Këshilli nuk është fasadë, por insti­tu­cion seri­oz.

Megjithatë, inkuizicioni i për­dor këto si pro­va të aktakuzës për trad­ht­inë time kom­bëtare, shit­jen e atd­heut nga unë, gjithë të zezat që dësh­tak-zemërakët m’i fatur­o­jnë mua, sepse duan të ngushël­lo­jnë veten për fal­i­men­timin e tyre në mediokritet. Por ky agji­ta­tor i algo­rit­mit, e ka bërë vetë me Chat GPT.

Kjo është fytyra e dez­in­for­ma­torëve të paguar të opin­ion­it pub­lik, që e kanë hum­bur që të rinj pig­mentin e zverd­hjes dhe të skuq­jes dhe që pagua­jnë urdhrat e kujt­do që i paguan mbi dhe nën dorë.

Iro­nia në këtë rast, që e zgjod­ha pasi kemi kthy­er disa leje në atë zonë, është bërë edhe një batër­di me tituj pronësie të dhënë kutu­ru në kohën e copë­tim­it të madh të pronës në Shqipëri. Unë i kam kërkuar qev­erisë të kërko­jë mbro­jt­jen e kom­plet gjir­it të Por­to Paler­mos nga ndër­timet.

E kemi shpal­lur atë gji, mon­u­ment të natyrës. Po mbyl­lim edhe pro­jek­tin e muzeut të luftës së fto­htës dhe reha­bil­itimin për qël­lime tur­is­tike të repar­tit bashkëngji­tur. Jeto­jmë në kohë të vështirë për të vërtetën, por ky nuk është jus­ti­fikim, por dhim­b­je për njerëz të sin­qertë që hel­mo­hen në kanalet e dez­in­formim­it”-, tha Rama mes të tjerash.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading