Qytetarët e arrestuar për tensionet para Kuvendit dalin sot në gjyq, pritet protestë para Gjykatës së Tiranës

21 qyte­tarët e arrestu­ar gjatë protestës së të enjtes së shkuar para Kuven­dit do të dalin sot, në orën 09:30, para Gjykatës së Tiranës, ku do të zhvil­lo­het sean­ca për vlerësimin e ligjsh­mërisë së arres­tim­it të tyre.

Grupi Koordinues dhe protestues kanë njof­tu­ar se do të mblid­hen para gjykatës në mbështet­je të të arrestu­arve gjatë zhvil­lim­it të seancës.

Arres­timet shkak­tu­an ten­sione edhe në protestën e djeshme në Tiranë. Pas për­fundim­it të marshim­it, një grup protestue­sish u për­plas me for­cat e poli­cisë pranë Komis­ari­atit nr. 3 në rrugën “Mine Peza”, ku mba­heshin të ndalu­ar­it.

Gjatë inci­den­teve u dëm­tu­an xhamat dhe dera hyrëse e komis­ari­atit, ndër­sa disa per­sona depër­tu­an në ambi­en­tet e prit­jes.

Të arrestu­ar­it për­ballen me akuza që përf­shi­jnë shkatër­rim prone, kundër­sh­tim dhe godit­je të punon­jësve të poli­cisë për shkak të detyrës, prish­je të ren­dit dhe qetë­sisë pub­like, orga­niz­im dhe pjesë­mar­rje në grum­bul­lime të paligjshme, mos­bind­je ndaj urdhrit të poli­cisë dhe pengim të qarkul­lim­it rru­gor.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading