Spërkati me naftë të dashurën dhe tentoi t’i vinte flakën, 47-vjeçari ndalet në sekondën e fundit

Një 47-vjeçar me origjinë mol­dave është arrestu­ar në Ivrea të Tori­nos, Itali, me akuzën e ten­ta­tivës për vras­je, pasi dyshohet se ten­toi t’i vinte flakën bashkë­jetue­ses së tij gjatë një kon­flik­ti në banesë.

Ngjar­ja ndod­hi në zonën e San Bernar­dos. Sipas autoriteteve ital­iane, bur­ri, i cili ndod­hej në gjend­je të rën­d­uar psikofizike si paso­jë e kon­sumim­it të alkoolit, në kul­min e një debati të dhun­shëm e spërkati gru­an me naftë, me qël­lim që t’i vinte zjar­rin.

Trag­je­dia u shmang falë ndërhyr­jes së men­jëher­shme të një miku të çiftit, i cili ndod­hej në banesë në momentin e ngjar­jes. Ai u ven­dos mes tyre dhe arri­ti t’i mbante krahun agre­sorit, duke e pen­guar të ndizte çak­makun deri në mbër­rit­jen e kara­binierëve.

Ndërko­hë, vetë vik­ti­ma kishte njof­tu­ar for­cat e ren­dit, të cilat mbër­ritën men­jëherë në vend­ng­jar­je. Kara­binierët neu­tral­izuan 47-vjeçarin dhe i sekuestru­an çak­makun, duke paran­dalu­ar një ngjar­je me paso­ja tragjike.Fatmirësisht, nga inci­den­ti nuk pati per­sona të lën­d­uar.

Me urd­hër të Prokuror­isë së Ivreas, e cila po drej­ton hetimet, i arrestu­ari u dër­gua në insti­tu­cionin e paraburgim­it, ku do të qën­dro­jë në dis­pozi­cion të drejtë­sisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading