Vrau policin Mekolli, Braçellari del nga Trauma, e fusin në spital të burgut

Violand Braçel­lari, që ekzeku­toi në Lozhan të Maliqit policin Enea Mekollin, ka lënë spi­tal­in Ushtarak, duke dalë total­isht nga rreziku i hum­b­jes së jetës dhe shtru­ar prej disa ditësh në ambi­en­tet e spi­tal­it të burgut, pranë QSUT-së në Tiranë.

Gjend­ja e tij shën­de­të­sore ka dalë nga rreziku, duke bërë që tash­më ai të mar­rë mjekimin në spi­tal­in e Burgut. Pritet që mjekim­it në këtë spi­tal, ai të izolo­het në bur­gun e sig­urisë së lartë të Dren­ovës ose të Peqinit.

Violand Braçel­lari, 43-vjeçari nga Loazhani që vrau me automatik punon­jësin e poli­cisë së Korçës, Enea Mekol­li dhe plagosi kole­gun e tij, Edi­son Adri, mëso­het të ketë për­dorur plum­ba automatiku blind­ësh­pues.

I kërkuari nga poli­cia, ka për­dor arma­tim dhe muni­cion të rëndë, ndaj ka neu­tral­izuar shumë shpe­jt dy punon­jësit e poli­cisë, ku njëri prej tyre, Enea Mekol­li, ka pësuar 5 plagë, tre në trup, një në kokë dhe një në këm­bë.

Tre godit­jet në trup, kanë sjel­lë çar­jen e jelekut antiplumb. Gjatë sekuestrim­it të armës automatike është kon­stat­u­ar se muni­cioni i fishekëve që kishte për­dorur, Violand Braçel­lari, i përk­iste blind­ësh­puesve.

Violand Braçel­lari, nji­hej në zonë si per­son me rrezik­sh­mëri të lartë, pasi i kishte shpë­tu­ar disa herë arres­tim­it nga poli­cia. Ai kudo që shkonte në stal­lën e tij, me vete mbante armën e zjar­rit, duke sjel­lë reag­imin e men­jëher­shëm.

Aktu­al­isht prokuro­r­ia e Korçës, ka nisur hetimet ndaj Violand Braçel­lar­it për akuzën e “Vras­jes për shkak të cilë­sive të veçan­të” ndaj punon­jësit të Poli­cisë dhe “Vras­jes për shkak të cilë­sive të veçan­të ndaj punon­jësit të poli­cisë” mbe­tur në ten­ta­tivë, si dhe “Mba­jt­jes pa lejë të armëve të zjar­rit dhe muni­cionit”, Kundër­sh­tim me armë ndaj punon­jësve të Poli­cisë së Shtetit.

Për të gjitha këto akuza, Braçel­lari, rrezikon një dën­im me burgim të për­jet­shëm.

Ndërko­hë pritet që lid­hur me këtë çësht­je është hapur dhe një het­im për “Shpër­dorim detyre”, për të kry­er ver­i­fikime mbi rolin drejtues dhe zbat­ues të tit­ullarëve të poli­cisë së Korçës në këtë aksion.

Për këtë çësht­je do pyeten disa punon­jës poli­cie, mes të cilëve dhe Drej­tori i Korçës, Vil­son Bala dhe nën­drej­tori i poli­cisë së Korçës, Eduart Allushi, nëse ata kanë paturr infor­ma­cione oper­a­tive se Braçel­lari ishte një per­son me rrezik­sh­mëri.

Violand Braçel­lari, deklaronte në fshatin Lozhan se nëse do ti vinte poli­cia do ti qël­lonte, gjë e cila tre­gon se ai për­bënte rrezik­sh­mëri të lartë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading