Babë e bir u dhunuan në banesën e tyre nga një polic 6 muaj më parë, Altin Meçaj: Prokuroria nuk më ka thirrur, nëse…

Altin Meçaj, banor i fshatit Vjosë në njës­inë admin­is­tra­tive Cakran, emi­grant në Gjer­mani, ka dalë në një deklaratë për medi­at për­para Prokuror­isë në Fier, lid­hur me ngjar­jen e ndod­hur rreth gjashtë muaj më parë, kur ai dhe babai i tij Ylli pre­tendo­jnë se u dhunuan në banesën e tyre nga disa per­sona, mes tyre një polic i operacip­nales në DVP Fier

Meçaj deklaroi se, sipas tij, Prokuro­r­ia ende nuk e ka thirrur për të dhënë dësh­mitë dhe provat e reja që pre­tendon se disponon mbi çësht­jen.

Ai shtoi gjithash­tu se per­soni që, sipas tij, është i përf­shirë në ngjar­je, është rik­thy­er në rad­hët e Poli­cisë së Shtetit.“Kam fak­te të reja.

Nëse shteti nuk e zgjidh këtë çësht­je, atëherë do të dety­ro­hem ta zgjidh vetë me meto­da të tjera“, u shpreh Meçaj para gaze­tarëve.

Në deklaratën e tij ai bëri edhe një kra­hasim me ngjar­je të rën­da të së kalu­arës, duke për­men­dur rastin e ndod­hur në Libof­sh në vitin ‘92.

Sipas tij, mosvepri­mi i insti­tu­cion­eve mund të sjel­lë paso­ja të rën­da, ndaj u bëri thirrje organ­eve të drejtë­sisë të ndërhyjnë sa më shpe­jt dhe të zbard­hin ngjar­jen.

Deri në këtë moment nuk ka një reag­im zyr­tar nga Prokuro­r­ia apo Poli­cia e Shtetit lid­hur me pre­tendimet e ngrit­u­ra nga Altin Meçaj.

I pyetur krye­prokurori i Fier­it Helion Mustafaj ka pohuar se çësht­ja është nën het­im dhe po shiko­het me për­parësi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading