‘Shqiptarët kanë vrarë frikën’, gazeta italiane: Edi Rama nuk është më i paprekshëm

Mobi­liz­i­mi më i madh pop­ul­lor që Shqipëria ka për­je­t­u­ar në deka­dat e fun­dit vazh­don: aftësia për t’u përha­pur përmes medi­ave sociale dhe për­p­jek­jet për ta delegjitimuar atë.

“Arrit­ja më e rëndë­sishme e protestës është ajo që orga­ni­za­torët e qua­jnë vras­ja e frikës. Shqip­tarët nuk e per­cep­to­jnë më pushtetin e kryem­i­nistrit Edi Rama si të paprek­shëm. Ky ndryshim psikologjik mund të jetë paso­ja më e rëndë­sishme e kësaj lëvizjeje”.Për gazetaren inves­tiga­tive Xhe­si­ka Tol­lia, e cila prej më shumë se një mua­ji ndjek në ter­ren man­i­fes­timet e Rev­olu­cionit Flamin­go për por­tal­in inves­tiga­tiv Shteg, ky është momen­ti i kthesës së mobi­lizim­it më të madh pop­ul­lor që Shqipëria ka njo­hur në deka­dat e fun­dit. Më shumë se kërke­sat poli­tike, sipas saj, ka ndryshuar mar­rëd­hë­nia mes qyte­tarëve dhe pushtetit.Për këtë është i bindur edhe Endrin Hysa, 37 vjeç, ital­ian me origjinë shqiptare. Ai jeton prej vitesh në Itali, por kur prote­s­tat shpërthyen ven­dosi t’i bashko­hej dias­porës dhe të kthe­hej në Shqipëri për të mar­rë pjesë në manifestime.“Omerta (hes­ht­ja e imponuar nga fri­ka) ka qenë gjith­monë një nga të këqi­jat më të mëd­ha të këtij pop­ul­li. Për deka­da me rad­hë shqip­tarët mbetën të izolu­ar nga bota gjatë komu­nizmit. Pas rënies së tij, shumë njerëz për­fun­d­u­an duke pran­uar në mënyrë pasive një poli­tikë thel­lë­sisht të kor­rup­tuar,” thotë 37-vjeçari.

Më pas ai rrëfen disa episode nga fëmi­jëria e tij: “Kur isha fëmi­jë jeto­ja në Dur­rës dhe të gjithë e din­im se ai pal­lat shumëkatësh ishte ndër­tu­ar nga mafia, ose ai lokali, apo ai tjetri ngji­tur. Për ne pra­nia e krim­it të orga­nizuar ishte nor­malitet,” shp­je­gon Endrini.Më pas ai shton: “Për këtë arsye kam men­d­uar gjith­monë se Shqipëria nuk do të mund të ndryshonte kur­rë për sa kohë që do të vazh­donte ky hes­ht­je kolek­tive. Kur pashë në Insta­gram mijëra njerëz që dil­nin në rrugë, e kup­to­va se po ndod­hte diç­ka e jashtëza­kon­shme. Për herë të parë pashë shqip­tarët të çliro­heshin nga fri­ka. Dhe unë duhej të isha këtu”.

His­to­ria e tij tre­gon edhe një ele­ment tjetër dal­lues të Rev­olu­cionit Flamin­go: aftës­inë për t’u përha­pur përmes rrjeteve sociale më shumë sesa përmes medieve tradicionale.“Bëhet fjalë për një protestë jo tradi­cionale,” shp­je­gon gaze­tar­ja Tol­lia. “Ajo mbështetet fort te rrjetet sociale dhe për­dor mënyra komu­niki­mi tipike të brezave të rinj. Kush­do që ka një tele­fon intelig­jent dhe një lid­hje inter­neti mund të pub­liko­jë një video që mund të bëhet virale bren­da pak orësh”.

Për këtë arsye, vëren Tol­lia, lëviz­ja nuk ka qenë kur­rë e varur nga mbu­li­mi i medi­ave tradi­cionale, qoftë kom­bëtare apo ndërkom­bëtare.

“Protes­ta u përhap përmes algo­rit­meve të rrjeteve sociale. Dhe pikër­isht për këtë arsye edhe kryem­i­nistri Rama e ka cilë­suar disa herë algo­rit­min si ‘faj­tor’”.

Sipas gazetares shqiptare, kryem­i­nistri u për­poq që në fil­lim të kon­trol­lonte nar­ra­tivën: “Fil­lim­isht u për­poq t’i min­i­m­i­zonte prote­s­tat. Më pas, kur u bë e qartë se ato për­faqë­sonin një realitet poli­tik që nuk mund të injoro­hej më, fil­loi të kërkonte ele­mente për t’i delegjitimuar”.

Sipas saj, Rama fil­lim­isht foli për një “luftë hib­ride”.

“Ai pre­tendoi se lëviz­ja ndiko­hej nga intere­sa ruse ose ira­ni­ane. Kur këto shp­jegime nuk gjetën mbështet­je në opin­ion­in pub­lik, fil­loi të iden­ti­fikonte protestues të veçan­të, duke pub­likuar emrat dhe fotografitë e tyre në kanalet e tij në rrjetet sociale.”Ndërkohë, kli­ma në sheshe është bërë më e ten­sionuar.

Ditët e fun­dit kanë ndod­hur për­plas­je dhe disa arres­time. Megjithatë, një nga thirrjet që dëgjo­het më shpesh mbetet: “Poli­cia është me ne.”

“Për­dori­mi i for­cës nuk mund të jus­ti­fiko­het duke thënë se disa protestues hod­hën miell ose vezë drejt autom­jeteve të deputetëve,” thotë Tol­lia.

“Deri tani nuk ka pasur asnjë reag­im insti­tu­cional lid­hur me dhunën e denon­cuar nga disa të arrestu­ar. Kemi parë njerëz tash­më të neu­tral­izuar dhe të shtrirë në tokë që goditeshin me shkopinj gome.”Këto episode dhune, shp­je­gon më tej Tol­lia, u përf­sh­inë shpe­jt në nar­ra­tivën e qev­erisë.

“Ishte e parashikueshme që këto episode do të për­dore­shin për të for­cuar rrë­fimin e qev­erisë. Dhe pikër­isht kjo po ndodh. Disa ekspertë të komu­nikim­it men­do­jnë se Par­tia Social­iste po ndjek një strategji të koordinuar të disi­plinës së mesazhit (mes­sage dis­ci­pline) dhe manip­ulim­it poli­tik (polit­i­cal spin).”

Megjithatë, sipas gazetares, për­plas­jet nuk e kanë dobë­suar mbështet­jen për protestën.

“Man­i­fes­ti­mi kom­bë­tar i 4 kor­rikut, që nxori në rrugë mijëra njerëz, tre­goi se protes­ta vazh­don të mobi­li­zo­jë qyte­tarët një­soj si ditën e parë.

Pam­jet e prindërve që sjellin fëmi­jët në protes­ta dhe i lënë të viza­to­jnë ulur mbi asfalt janë pro­va më e qartë se shu­mi­ca e pjesë­mar­rësve nuk kërkon dhunë. Ata vazh­do­jnë ta mbësht­esin lëviz­jen me të njëjtin entuzi­azëm si në fil­lim.”

Kërke­sat e mijëra protestuesve mbeten të njëj­tat: një ndryshim i thel­lë poli­tik dhe dorëhe­q­ja e Edi Ramës, i cili për momentin nuk ka ndër­mend të largo­het nga detyra.

“Nuk mund të them nëse Rama do të japë dorëhe­q­jen apo jo,” për­fun­don Tol­lia.

“Ai vetë e ka përsërit­ur disa herë se kjo mundësi nuk bën pjesë në plan­et e tij. Ajo që mund të them është se kjo protestë do të ketë për të një kos­to të kon­siderueshme poli­tike.”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading