Çfarë do të ndodhë më 20 korrik në GJKKO, ja kush është dëshmitari që pritet të fundosë Sali Berishën

Pesë dësh­mi­tarë të tjerë janë thirrur në gjyqin për afer­ën Par­ti­zani, ish-pres­i­den­ti Bamir Topi, ish-min­istri i Mbro­jt­jes, Fat­mir Mediu, ish-drej­tori i klu­bit Isa Tare, Urim Muja, si edhe Paro Laçi. Sean­ca e rad­hës do të mba­het më datë 20 ora 11:00.

Për Isa Taren, i cili deri më tani nuk është paraqi­tur për të dhënë dësh­mi pasi famil­jarët pre­tendo­jnë se vuan nga demen­ca, Gjyka­ta e Posaçme (GJKKO) ven­dosi të ripërsërisë thirrjen, pasi Prokuro­r­ia e Posaçme (SPAK) pre­tendoi se “nuk ka një akt që vërte­ton se Isa Tares i është hequr e drej­ta e për të vepru­ar (dmth i paaftë për shkak te sëmund­jes), por është thjesht i biri që e pre­tendon. Kësh­tu që duhet përsërit­ur thirr­ja.”

Pse dësh­mia e Isa Tares është e rëndësishme?Në dos­jen e SPAK zbard­hen deta­je se si ish-drej­torit të klu­bit të ‘Par­ti­zan­it’ Isa Tare, iu prem­tua një aparta­ment që të mos kundër­sh­tonte pri­va­tiz­imin. Isa Tare ishte drej­tori i Klu­bit nga viti 1995–2005. “Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendë­suar Afrim Tole.

Në kohën që ishte Isai drej­tor, po bëheshin për­p­jek­je që klu­bi shumës­portesh Par­ti­zani t’i dorë­zo­hej ish pronarëve dhe Isait i është afru­ar njëri nga këta ish pronarë, emri i të cilit nuk po i kuj­to­het që i ka ofru­ar t’i jepte një hyr­je në ndërte­sat që do të bëheshin në atë ter­ri­tor, por me kusht që Isai të shpre­hte dako­rdës­inë e tij që ta mer­rnin atë pronë ish pronarët.

Pjesë e klu­bit shumës­portesh Par­ti­zani ka qenë edhe pishi­na me vend­ndod­hje në Laprakë, sak­të­sisht tek parku i vetu­rave i Min­istrisë së Mbro­jt­jes”,  thuhet në dos­je. Pas dësh­misë në SPAK, Isa Tare u ven­dos në sulme nga tele­vizioni i famil­jes “Berisha”.

“Nëse nuk ju kuj­to­het po ua tre­go­jmë se Tar­ja është njëri nga ata enveristët që gjatë një inter­viste kohë më parë tre­gonte se si mbante ne krah arkivolin Enver Hox­hës dhe nuk i nda­hej. “Ishte nder dhe respekt. Biles më shumë devot­shmëri e kam bërë këtë. Unë isha nga Shkol­la e Bashkuar”.

Isa Tar­ja është babai i Agron (Gen­ti) Tares, ish-zv/min­istër i jashtëm, drej­tor i Por­tit të Dur­rësit, dhe Auron Tares, po ash­tu ish-deputet i Edi Ramës.  Pra, SPAK, ka mar­rë për dësh­mi­tarë një per­son­azh Enverist, baba i një ish-zv/min­istri të kabi­netit Rama dhe gjithash­tu baba i deputetit social­ist.  Me të tillë dësh­mi­tarë SPAK‑u i par­tisë, udhëhe­qur nga një enverist tjetër si Arben Kra­ja ka arrestu­ar Jamar­bër Mall­tezin pa asnjë provë, thjeshtë me dësh­mi­tarë si në kohën e Enver Hox­hës”, thuhej në atë kohë në shkrim­in që sul­monte Isa Taren.

Çfarë ka ndodhur?Në gjyqin e afer­ës “Par­ti­zani”,  me të pan­de­hur për kor­rup­sion Sali Berishën dhe dhën­drin e tij Mall­tezi, i akuzuar dhe për pastrim parash, të hënën dësh­moi kreu i dikas­ter­it të Mbro­jt­jes nga mar­si 2008 në shta­tor 2009, Gaz­mend Oke­ta.

Ai ishte një prej anë­tarëve të kabi­netit që sipas dos­jes së SPAK u për­dor nga Berisha për të ushtru­ar pre­sion që ish kom­plek­si Par­ti­zani të pri­va­ti­zo­hej me urgjencë. Gaz­mend Oke­ta drej­tonte Min­istrinë e Mbro­jt­jes në një kohë kur organet nën varësi të tij do të duhet të dorë­zonin ambi­en­tet e ish kom­plek­sit par­ti­zani pronarëve që tash­më kishin fitu­ar pri­va­tiz­imin.

Por një gjen­er­al në atë kohë në ushtri, Vladimir Qir­jazi, i cili mbante detyrën e drejtue­sit të Komandës së Mbështet­jes, kundër­sh­toi makiner­inë e kryem­i­nistrit të asaj kohe dhe që doli hapur kundër dorëzim­it të pronës.

Më vonë Qir­jazi tha në SPAK se ishte kër­cënuar nga eprori i tij min­istër, se duhet të fir­moste urdhrin e dorëzim­it të pronës me urgjencë, ndryshe do të kishte masa.Oketa e mbro­jti vendim­mar­rjen, ndër­sa për akuzat se ka kër­cënuar gjen­er­alin Qir­jazi për të fir­mo­sur urgjent tha se nuk është e vërtetë.

Seancën e kalu­ar, dësh­mi e fortë ishte ajo e Ylli Pan­gos, ish-min­istrit të Sporteve, i cili tha se kishte qenë kundër ndryshim­it të des­ti­na­cionit të ambi­en­teve të ish-klu­bit Par­ti­zani, pra ndër­tim­it të 19 kullave atje.

Tha se edhe ndryshi­mi ligjor i vitit 2008 që e bënte të mundur këtë nuk ishte ini­cia­tivë e tij, por propoz­im i qev­erisë Berisha.

Berisha aku­zonte direkt Pan­gon më 18 qer­shor 2008 se me propoz­imin e parë kishte sjel­lë një ligj në qev­eri, në mbro­jt­je të intere­save të pronarëve të klubeve sportive.

Megjithatë, në GJKKO ish-min­istri mohoi të kishte qenë i pran­ishëm në mbled­hjen e qev­erisë që ven­dosi kalim­in e ligjit në Këshillin e Min­is­trave.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading