Rama bëhet objekt humori në Samitin e NATO‑s, Rutte i tregon me gisht Trump atletet e bardha të kryeministrit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto familjare nga Samiti i NATO‑s që po zhvillohet në Ankara, ku shfaqet krah presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe liderëve të tjerë ndërkombëtarë.
Në pamje janë edhe figura të tjera të rëndësishme politike, mes tyre Sekretari i Përgjithshëm i NATO‑s Mark Rutte dhe presidenti amerikan Donald Trump.
Një moment i veçantë është bërë viral nga videoja e publikuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, ku duket se atletet e veshura nga Rama kanë tërhequr vëmendjen e Mark Ruttes.
Ky i fundit më pas ia ka treguar ato edhe Presidentit Trump.
Samiti i NATO‑s në Ankara është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa për mediat është transmetuar drejtpërdrejt vetëm fjala hapëse e presidentit turk Erdoğan.











