Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Shoqa­ta Kom­bëtare e Gjyq­tarëve të Repub­likës së Shqipërisë ka ndjekur me interes vendim­mar­rjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për dhënien e sta­tusit të “Dësh­morit të Atd­heut” gjyq­tar­it, Astrit Kala­ja, i cili u vra më datë 6 tetor 2025, në krye të detyrës.

“Kjo ka qenë një nga kërke­sat e paekui­v­ok­ta dhe unanime të Kon­fer­encës së Gjyq­tarëve të mba­j­tur më datë 9 tetor 2025 dhe se për rrjed­ho­jë vendim­mar­r­ja e Këshillit të Qarkut Shkodër mirëpritet dhe për­shën­de­tet nga Shoqa­ta si një hap i rëndë­sishëm në final­iz­imin e pro­ce­sit admin­is­tra­tiv të njo­hjes dhe dhënies së këtij sta­tusi.

Gjithash­tu Shoqa­ta Kom­bëtare e Gjyq­tarëve kërkon dhe inku­ra­jon edhe insti­tu­cionet e tjera kom­pe­tente që të përm­byllin në një kohë sa më të shpe­jtë pro­cesin e njo­hjes dhe dhënies së sta­tusit të “Dësh­morit të Atd­heut” për gjyq­tarin Astrit Kala­ja, me bind­jen se ky është tra­j­ti­mi i den­jë dhe ligjor i cil­it­do shte­tar që vritet në krye të detyrës”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading