news

Afshihen Genc Ruli dhe Bode pas kartelit financiar FED Invest që po shkatërron bujqësinë me fajde me interesa të larta dhe cili është burimi i parave?!

Dy etalonë të kor­rup­sion­it të qev­erisë Berisha, Genc Ruli dhe Rid­van Bode dyshohet se fshi­hen pas kartelit finan­ciar FED Invest, për të pas­tru­ar, qarkul­lu­ar dhe shtu­ar paratë që kanë bërë me afer­at kor­rup­tive gjatë viteve 2005–2013.

Me qendër te Pazari i Ri në Tiranë, FED Invest dyshohet se për­faqë­son pazaret e vje­tra dhe të reja të ish pushte­tarëve, duke rrjepur fer­merët shqip­tarë me kre­di me intere­sa të lar­ta, të fshe­hu­ra dhe që dalin rrugës, thith­jen dhe përvetësimin e par­ave të tak­sapaguesve evropi­anë, pastrim të dyshuar parash, rro­ga jashtë realitetit dhe luks.

Me kap­i­tal prej 1 mijë lekësh, Belesh, me emër të ndryshu­at më pas në Fed Invest, është kthy­er në një peran­dori të hes­h­tur fina­cia­re, çka ngre dyshime të for­ta për burim­in e par­ave të inves­tim­it fillestar si dhe aktivitetin në vijim.

Karteli fina­ciar nisi si një kër­pud­hë në vitin 2002, duke shpërthy­er gjatë kohës kur Rid­van Bode ishte krye­fi­nancier i qev­erisë Berisha 2005–2013, Genc Ruli ishte min­istër i Ekonomisë dhe më pas Bujqë­sisë 2005–2009 si dhe kur Ardian Ful­lani ishte Guver­na­tor i Bankës së Shqipërisë. Pra tre figu­ra mon­u­mente të abuzim­it, afera kor­rup­tive dhe pandëshkuesh­mërisë në Shqipëri.

Më tej, BSH e kthen në një bankë të mirë­fillt, duke i dhënë leje për të ushtru­ar veprim­tari finan­cia­re të tjera si të gjitha shër­bimet e page­save dhe trans­ferim­it te par­ave, këm­bim val­u­tor, qira fina­cia­re dhe sher­bime të tjera finan­cia­re.

Në letra, pronarët e Fed Invest janë Namik Zeneli, Zana Koni­ni, Hasan She­hu, Meh­di Pepa, Valentin Gocaj, Xhevdet Kapaj dhe Zyj­di Boja.

Per­son­azhet kyç në këtë okta­pod finan­ciar janë kryetar­ja e bor­dit Zana Koni­ni dhe admin­is­tra­tori Per­lat Sulaj.

Zana Koni­ni, një lid­hje e kamu­flu­ar e Genc Rulit dhe Bodes, fil­lim­isht përk­thyese i mision­eve të Bankës Botërore në Shqipëri, ka qarkul­lu­ar dhjetëra mil­ionë euro gjatë tre deka­dave të fun­dit nga fondet ndërkom­bëtare për bujqës­inë.

Pasuria e saj ka një vlerë disa mil­ionë euro, për të cilën do të flasim në vijim.

Per­lat Sulaj, CEO i amal­gamës finan­cia­re, krahu i djathtë i Zana Koninit, është dora që kanal­i­zon fondet nëpër xhepa, duke përf­shirë edhe disa kom­pani të tjera për kamu­flim.

Kupo­la e oktapodit finan­ciar ka paga mar­ra­mendëse jashtë realitetit shqip­tar, mad­je edhe mbi stan­dard­in e Zvi­crës. Ka shumë arsye që bujqësia e Shqipërisë është me qesharak­ja dhe e degrad­uar në kon­ti­nentin Evropi­an, por Fed Invest mund të jetë një prej tyre. Vijon…

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading