news

Demokratët freskojnë me ujë Ramën në këto ditë të nxehta vere

Sean­ca plenare u zhvil­lua mes ten­sion­eve të for­ta poli­tike, tek­sa deputetët e opoz­itës vijuan të bllokonin foltoren e Kuven­dit në shen­jë proteste.Pavarësisht sit­u­atës në sal­lë, kryetari i Kuven­dit, Niko Peleshi, pra­noi kërkesën e kreut të grupit par­la­men­tar të Par­tisë Social­iste, Taulant Bal­la, për të kalu­ar drejt­për­drejt në votimin e çësht­jeve të ren­dit të ditës, duke ndër­pre­rë disku­timet.

Gjatë pro­ce­sit të votim­it, deputetët e opoz­itës qën­dru­an për­para foltores dhe goditën vazhdimisht tavoli­nat, duke kri­juar zhur­më dhe kaos në sal­lën e Par­la­men­tit.

Momen­ti më i ten­sionuar u regjistrua kur kreu i grupit par­la­men­tar të Par­tisë Demokratike, Gaz­ment Bard­hi, së bashku me deputetin Kelvis Bal­liu, hod­hën ujë në drej­tim të kryem­i­nistrit Edi Rama.

Pas inci­den­tit, Niko Peleshi njoftoi për­jash­timin e Gaz­ment Bard­hit nga sean­ca. Megjithatë, ten­sionet nuk u ndalën, pasi deputeti demokrat reagoi duke hed­hur edhe kar­tonët e votim­it në drej­tim të kryem­i­nistrit.

Mes zhur­mës dhe protestës së opoz­itës, mazho­ran­ca vijoi me votimin e pikave të ren­dit të ditës, ndër­sa sean­ca u zhvil­lua në një atmos­ferë të ngarkuar me për­plas­je poli­tike dhe inci­dente.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading