news

Ngrihuni ta baltosim këtë Parlament! Dhanë urdhër të na godisnin, t’i rrëzojmë!”

Një i ri në protestë ka bërë thirrje që të orga­ni­zonin protes­ta si në Francë, ku fer­merët mbled­hin trak­torët dhe mjetet bujqë­sore para insti­tu­cion­eve.

Ai apeloi për t’u orga­nizuar më të shumtë në numër pasi vetëm kësh­tu i bëhet bal­lë sis­temit. Ai tha se ata do ta mba­jnë kokën lart pavarë­sisht dhunës.“Deputetët përmes dhunës na dhanë një mesazh të qartë nga par­la­men­ti, thanë bjeruni kokës, ne sa herë do ta ngremë kokën lart sepse jemi kre­narë, jemi shqip­tarë. Bjeruni kokës, kjo është gjuha e dhunës, ne kemi të paqes.

Ata për­dorin piper dhe spraj ariu kur ne kën­do­jmë himnin. Fer­merë, mblidhni ato trak­torë dhe mjete që keni dhe ta bëjmë si në Francë, t’ju bëjmë bal­lë auto­boteve”, tha ai mes të tjerash.Gjithashtu ai apeloi për ngrit­jen e stu­den­tëve, bujqërve dhe qyte­tarëve.

I riu tha se qever­i­tarët po kërko­jnë t’i zëvendë­so­jnë me të huaj, ndaj të qën­dronin të bashkuar dhe të rrë­zonin këtë qev­eri dhe sis­tem.

Ngri­hu­ni fer­merë, stu­den­të dhe le të bal­tosim këtë Par­la­ment që kërkon të vjed­hë çdo ditë. Punë­torët më të thjeshtë kanë nisur të zëvendë­so­hen me të huaj, boll qën­dru­at besnikë ndaj sis­temit, le t’i rrë­zo­jmë. Duam ndryshim sis­te­mi”, u shpreh ai nga podi­u­mi i protestës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading