news

Ish-deputetja e PS denoncon arrestimin e antropologes amerikane dhe artistes Elsa Paja: Po mbahen në Komisariatin Nr 3

Ish-deputet­ja social­iste Ledi Shamku Shkre­li ka reaguar pas shoqërim­it të dy aktivis­teve gjatë protestës së zhvil­lu­ar këtë të enjte para Kuven­dit.

Përmes një pos­ti­mi në rrjetet sociale, Shamku bën me dije se në Komis­ari­atin nr. 3 janë shoqëru­ar antropolo­gia gjuhë­sore amerikane Car­rie Ann Mor­gan dhe artist­ja Elsa Paja.

“Car­rie Ann Mor­gan, antropologe gjuhë­sore, kole­gia ime, studi­uese dhe shpirt i lirë, u arrestua sot gjatë protestës.

Elsa Paja, artiste, ilus­tra­tore, mik­ja ime, një shpirt po aq i bukur sa vetë Vjosa-Nar­ta që ajo mbron, u arrestua sot.Mendoj se nga sot, slo­gani më i gje­tur i kësaj proteste është: ‘Po ti, nga cila anë e gard­hit je?’

Shi­he­mi për pak në Komis­ari­atin nr. 3, ku mba­hen të arrestu­ara Car­rie dhe Elsa!”, shkru­an ajo.

Reag­i­mi i saj vjen pas ten­sion­eve të regjistru­ara gjatë protestës para Par­la­men­tit, ku pati për­plas­je mes protestuesve dhe for­cave të poli­cisë, si dhe shoqërim­in e disa pjesë­mar­rësve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading