news

Mbështetje financiare për fëmijët pa prindër, skema e re e kujdesit alternativ

Fëmi­jët pa kujdes prindëror, për të cilët ofro­het shër­bi­mi i kujde­sit alter­na­tiv në famil­je do të për­fi­to­jnë mbështet­je mujore finan­cia­re nga shteti. Për­fitues të skemës së re nuk do të jenë vetëm fëmi­jët, por edhe famil­jet kujdestare që mar­rin për­sipër ofrim­in e këtij shër­bi­mi.

Pro­jek­tvendi­mi i propozuar nga Min­is­tria e Shën­de­të­sisë dhe Mirëqën­bies Sociale “Për masën e pagesës për fëmi­jët e ven­do­sur në kujdes alter­na­tiv në famil­je” propo­zon 3 llo­je page­sash për mbështet­jen e kujde­sit famil­jar.

Sipas pro­jek­tvendim­it fëmi­jët në kujdes alter­na­tive drejpër­drejt do të për­fi­to­jë pagesë në masën 12 mijë lekë në muaj për përm­bush­jen e nevo­jave të përdit­shme të jetesës. Po ash­tu për fëmi­jët parashiko­het dhë­nia e një tjetër pagese në masën 35 mijë lekë në muaj për për­bal­lim­in e shpen­z­imeve të tjera.

Në vitin e parë të zba­tim­it të kësaj skeme llog­a­riten që efek­ti finan­ciar për page­sat e drejt­për­drej­ta të fëmi­jëve të jenë në vlerën e 27,7 mln lekëve. Deri në fund të 2028 llog­a­ritet që efek­ti nga page­sat të arri­jë në 53.2 mln lekë, përf­shirë edhe rrit­jen me 2% në vit të tyre për shkak të infla­cionit.

Po ash­tu për famil­jen që ofron shër­bimin e kujde­sit alter­na­tiv pro­fe­sion­al në famil­je do të për­fi­to­jë pagesë mujore në nivelin e pagës minimale.Projektvendimi për­cak­ton se paga do të për­fi­to­het nga prin­di, pas aplikim­it si i punë­suar në njës­inë e qev­eris­jes ven­dore, me kon­tratë punë në për­puth­je me Kodin e Punës.

Shpen­zimet për kujdestarët pro­fe­sion­ale llog­a­riten në vlerën e 42 mln lekëve për vitin e parë të zba­tim­it, ku në skemë do të përf­shi­hen 60 famil­je.

Për 2027 ku pritet që num­ri i famil­jeve kujdestare të arri­jë në 140 shpen­zimet llog­a­riten të arri­jnë në 98 mln lekë.

Në total nga ske­ma për dhënien e page­save për fëmi­jët dhe kujdestarët e kujde­sit alter­na­tiv për vitet 2026–2028 parashiko­hen të shpen­zo­hen nga bux­heti i shtetit rreth 221 mln lekë apo 2.3 mln euro.

Sipas rela­cionit të pro­jek­tvendim­it, ske­ma e re syn­on të for­co­jë kujdesin alter­na­tiv në mjedis famil­jar, duke nxi­tur që fëmi­jët pa kujdes prindëror të rriten në një ambi­ent sa më të ngjashëm me atë famil­jar, në vend të qën­drim­it në insti­tu­cione rezidenciale./ mon­i­tor

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading