news

U aksidentuan për vdekje me betonieren, si u pajisën me patentë brenda muajit dy shtetasit egjiptianë?

Një aksi­dent tragjik i ndod­hur pas­diten e së mërkurës në per­iferi të Tiranës i mori jetën dy shte­tasve egjip­tianë, të moshave 30 dhe 44 vjeç, të cilët punon­in për kom­pan­inë “Alba­Beton”.

Nga për­plas­ja mbeti i plago­sur edhe drejtue­si i një autom­jeti tip “Audi”, ndër­sa autoritetet vijo­jnë hetimet për të zbard­hur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjar­jes.

Sipas të dhë­nave zyrtare, drejtue­si i betonieres humbi jetën në vendin e aksi­den­tit, ndër­sa pasag­jeri ndër­roi jetë në spi­tal, pavarë­sisht për­p­jek­jeve të mjekëve për ta mba­j­tur në jetë.

Burime nga grupi het­i­mor thanë se dy vik­ti­mat, Mohamed Lotf, 30 vjeç, dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, kishin mbër­rit­ur në Shqipëri rreth një muaj më parë nga Egjip­ti. Ata ishin pajisur me vizë pune dhe leje qën­dri­mi njëv­jeçare, ndër­sa doku­menta­cioni i tyre rezul­ton të ketë qenë i rreg­ullt.

Nga ver­i­fikimet para­prake rezul­ton se Mohamed Lotf dispononte leje drej­ti­mi për kamion, ndër­sa Mohamed Ali ishte i punë­suar si pom­p­ist.

Megjithatë, rasti ka ngrit­ur një sërë pikëpyet­jesh që pritet të mar­rin përgjig­je nga hetimet.

Mes çësht­jeve që kërko­jnë sqarim janë nëse drejtue­si i betonieres kishte kat­e­gor­inë e duhur të paten­tës për mjetin që drej­tonte, nëse leja e drej­tim­it ishte e vlef­shme për këtë kat­e­gori autom­jeti, si dhe nëse të dy punon­jësit ishin të angazhuar në funk­sionet për të cilat ishin rekru­tu­ar dhe pajisur me doku­menta­cion.

Dy vik­ti­mat ishin të punë­suar pranë kom­panisë “Alba­Beton”, e cila oper­on në sek­torin e ndër­tim­it. Deri më tani nuk ka pasur një reag­im pub­lik nga kom­pa­nia lid­hur me aksi­dentin apo rrethanat në të cilat punon­in dy shte­t­a­sit egjip­tianë.

Sipas të dhë­nave të pub­likuara në data­bazën “Open Cor­po­rates”, në struk­turën e aksion­erëve të “Alba­Beton” fig­uro­jnë Artan Dulaku, Adri­an Dulaku, Genc Dulaku dhe Erjon Harizi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading