news

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

Gjyka­ta e Tiranës ven­dosi të shtyjë ekzeku­timin e dënim­it me burg për 34-vjeçaren Dori­na Sej­di­ni, duke urd­hëru­ar lir­im­in e saj nga bur­gu i grave në Pojskë, ku qën­dronte së bashku me fos­h­n­jën e saj njëv­jeçare. Vendi­mi u mor pas kërkesës së paraqi­tur nga avokati mbro­jtës Bari Shyti, i cili kërkoi pezul­lim­in e ekzeku­tim­it të vendim­it të for­mës së pre­rë.

Dori­na Sej­di­ni u arrestua pak ditë më parë pasi hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Muriqan­it, tek­sa kthe­hej me famil­jen nga Gjer­ma­nia. Sipas autoriteteve, ndaj saj ishte në fuqi një vendim i for­mës së pre­rë, që e dënonte me 2 muaj burg për veprën penale të dhunës në famil­je ndaj vjehrrit të saj.

34-vjeçar­ja u paraqit vull­ne­tar­isht në Komis­ari­atin nr. 6, pasi u njof­tua nga poli­cia për ekzis­tencën e vendim­it. Më pas u trans­fer­ua në Insti­tu­cionin e Ekzeku­tim­it të Vendimeve Penale në Pojskë. Fil­lim­isht fos­h­n­ja mbeti jashtë insti­tu­cionit, por një ditë më vonë iu dër­gua nënës, pasi ajo ushtroi të drejtën e parashikuar në ligj për të mba­j­tur pranë fëmi­jën nën moshën 3 vjeç. Ndërko­hë, dy fëmi­jët e tjerë të mitur 7 dhe 2 vjeç mbetën në kujdesin e familjarëve.Rasti ngjal­li reag­im të gjerë pub­lik dhe insti­tu­cional.

Avokati i Pop­ul­lit viz­itoi 34-vjeçaren në burg dhe kërkoi ver­i­fikim të plotë të pro­ce­du­rave, ndër­sa Pres­i­den­ca bëri të ditur se po ndiqte nga afër çësht­jen dhe ishte e gat­shme të shqyr­tonte edhe mundës­inë e fal­jes pres­i­den­ciale.

Në seancën e zhvil­lu­ar këtë të enjte, Gjyka­ta e Tiranës pra­noi kërkesën për shtyr­jen e ekzeku­tim­it të vendim­it, duke bërë të mundur lir­im­in e men­jëher­shëm të Dori­na Sej­dinit nga bur­gu. Çësht­ja do të vijo­jë të shqyr­to­het në rrugët ligjore për sa i për­ket vendim­it penal të dhënë ndaj saj.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading