news

Detyrë shtëpie për socialistët, Rama bën gati dokumentin ‘Besa’: Do ta merrni me vete ta studioni në pushime

Kryem­i­nistri Edi Rama ka prezan­tu­ar një doku­ment të ri poli­tik të qua­j­tur “Besa”, të cilin u tha deputetëve dhe drejtuesve social­istë se do ta mar­rin me vete gjatë pushimeve për ta studi­uar.

Në mbled­hjen e zgjeru­ar të grupit par­la­men­tar të PS-së dhe kabi­netit qever­i­tar, Rama tha se doku­men­ti syn­on të nxisë reflek­tim bren­da Par­tisë Social­iste pas protes­tave të fun­dit.

“Arbri nuk është prob­le­mi ynë, Arbri është pro­va dhe spro­va që kemi me veten. Ky është një tjetër mësim i shtren­jtë i bule­vardit të flamin­gove.

Besa është doku­men­ti i parë që kam sjel­lë, e di që do të hapë debat, por ndaj edhe e kam zgjed­hur.
Shqip­tarët të mos ndje­hen më të papër­fil­lur, nuk do të sqaroj këtu doku­mentin sepse është i gjatë dhe do ta mer­rni me vete në pushime.

Bashkë me “Besën” kam shkru­an edhe një aneks për mënyrë se si PS duhet të mbësht­esë kthesën e domos­doshme, atë nuk do ta mer­rni sepse fil­lim­isht do ta disku­toj me drejtue­sit poli­tikë dhe ata të komi­sion­eve. Nuk kemi asnjë luftë për të bërë me fla­men­got, por kemi vetëm një aleancë për të ndër­tu­ar me ta”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading