showbiz

“Do sillet me detyrim”/ Seanca ndaj Gjestit, avokati i tij tregon detaje nga situata ligjore e këngëtarit

Në Gjykatën Themelore në Prisht­inë ka dësh­tu­ar të mba­het sean­ca dëgji­more ndaj këngë­tar­it Besart Kel­men­di, i njo­hur si Gjesti.

Munge­sa e të akuzuar­it bëri të pamundur zhvil­lim­in e seancës për tri veprat penale: “Armëm­ba­jt­je pa leje”, “Kanos­je” dhe “Asgjësim apo dëm­tim i pasurisë”.

Gjithash­tu, në sal­lë mungoi edhe për­faqë­sue­si i palës së dëm­tu­ar, avokati Besnik Berisha, rapor­ton “Beti­mi për Drejtësi”.

Mbro­jtësi i Gjestit, avokati Burim Aze­mi, sqaroi se këngë­tari e ka njof­tu­ar përmes një mesazhi për pamundës­inë e pjesë­mar­rjes, duke bërë të ditur se ai ndod­hej në Shqipëri për shkak të një kon­cer­ti.

“Rrethanat a janë objek­tive apo sub­jek­tive nuk i di për momentin, mirëpo më ka tregu që e ka të pamundur me prezan­tu sot”, tha Aze­mi.

Për shkak të mosplotësim­it të kushteve ligjore, gjykatës­ja Edi­ta Çan­ta par­ala­jmëroi se nëse i akuzuari nuk paraqitet në seancën e rad­hës, Gjyka­ta do të lësho­jë urd­hëresë për sjell­jen e tij me detyrim.

Kuj­to­jmë se ngjar­ja ka ndod­hur më 11 mars 2026 në zyrat e stu­dios “Oni­ma”. Gjesti aku­zo­het se me armë në dorë ka kër­cënuar stafin duke kërkuar të dëm­tu­ar­in Erkand Sha­bani për shkak të një borx­hi, si dhe ka dëm­tu­ar një kom­pjuter e dy xhama të stu­dios.

Megjithëse më parë ndaj tij ishte cak­tu­ar masa e paraburgim­it, ai është liru­ar pas arrit­jes së një mar­rëvesh­je­je për pra­n­imin e fajë­sisë me Prokuror­inë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading