
Pamjet tregojnë një snajper të pozicionuar në distancë, ndërsa vijojnë negociatat me 35-vjeçarin e dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec.
Forcat speciale dhe efektivët e Policisë mbeten në terren, ndërsa operacioni është ende në zhvillim. Sipas policisë, negociatat po vazhdojnë me qëllim dorëzimin e autorit pa shkaktuar pasoja të tjera.
Në zonë është vendosur një perimetër sigurie, ndërsa forcat e angazhuara vijojnë të monitorojnë çdo lëvizje.