news

Rikthehet shërbimi në pikën kufitare Kapshticë, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë

Pas për­fundim­it të inter­valit të pezul­lim­it të lëviz­jes, ka nisur kali­mi i mjeteve në pikën e kalim­it kufi­tar të Kap­shticës.

Dhjetëra autom­jete të vogla, auto­busë dhe kamionë kishin kri­juar rad­hë në anën shqiptare në prit­je të hap­jes së pikës kufitare greke.

Men­jëherë pas rifil­lim­it të lëviz­jes, autoritetet nisën nga puna ndër­sa rad­ha vijon të jetë e gjatë për shkak të fluk­sit të kri­juar gjatë orëve të pezul­lim­it.

Pas për­fundim­it të grevës, lëviz­ja në pikën kufitare ka rifil­lu­ar me për­parësi mjetet e vogla dhe auto­busët.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading