news

Qokaxheshka Brunilda Mersini dorovit Safet Gjicin pas daljes nga burgu me 269 milionë lekë

Ka një lloj gjeografie insti­tu­cionale në Shqipëri ku dis­tan­cat mes qelisë së burgut dhe zyrës së prokurimeve pub­like nuk mat­en me kilo­me­tra, por me shkathtësi famil­jare. Ish-krye­bashki­aku i Kukësit, Safet Gji­ci, i cili u dënua me tre vjet burg për kor­rup­sion pasiv dhe shpër­dorim detyre, ofron një studim rastesh mbi elas­ticitetin e ligjit. Pasi drejtësia i dha faturën penale dhe i ndaloi ushtrim­in e funk­sion­eve pub­like për pesë vjet, më 18 maj 2025 ai fitoi lir­inë për arsye shën­de­të­sore.

Dhe, sikur për të vërte­t­u­ar se ajri i lirisë bën mrekul­li për qarkul­lim­in e kap­i­taleve, emri i tij u kthye men­jëherë në qendër të vëmend­jes përmes kom­panisë Kevin Kon­struk­sion, e ngrit­ur prej tij dhe e admin­istru­ar sot nga vël­lai, Lav­drim Gji­ci.

Në qytetin bregde­tar, admin­is­tra­ta duket se e ka përvetë­suar fiziken e ten­derëve me sak­tësi prej orëz­i­mi zvicer­an. Bashkia Vlorë, nën drej­timin e Brunil­da Mersi­ni (qokax­hesh­ka), ka kurorëzuar si fituese bashkimin e oper­a­torëve APIS CONSTRUCTION & KEVIN KONSTRUKSION për ten­derin mad­hor me objekt “Ndër­ti­mi i Qen­drës Opera­cionale të Emergjen­cave Civile”. Me një fond lim­it prej 288,559,870 lekë (pa TVSH), kon­tra­ta u mbyll me një ofer­të prej 269,123,172 lekë.

Përtej shifrave, ajo që tërheq vëmend­jen është kore­ografia admin­is­tra­tive e garës. Nga tre oper­a­torë që hynë në pistë, vetëm njeri mbi­je­toi nga amnezia doku­mentare:

ARKONSTUDIO u tërhoq në hes­ht­je, duke mos dorëzuar as doku­menta­cion, as ofer­të ekonomike.
RAFIN COMPANY u ndal në pengesën e parë burokratike, duke mos paraqi­tur letrat e kërkuara sipas stan­dard­eve.
Në këtë skenografisë ku konkur­ren­tët shpërn­da­hen si me teleko­mandë, fusha mbeti e pastër dhe e hapur. Për­fundi­mi? Një tjetër kon­tratë pub­like që provon se përtej dën­imeve dhe kufiz­imeve ligjore, gjeneti­ka e suk­sesit biz­ne­sor në Shqipëri nuk njeh as penge­sa fizike, as mungesë sin­jalesh nga tregu.

Gara në fjalë është vlerë­suar nga Open Data Alba­nia me një “Fla­mur të Kuq” të pastër, me moti­va­cionin klasik: skual­i­fiki­mi i çdo konkur­ren­ti tjetër përveç fitue­sit dhe eli­m­in­i­mi i ofer­tës më të ulët. Një kore­ografi stan­darde ku rivalët thjesht plotë­so­jnë tabelën e Excel-it para se të fshi­hen nga ske­na.

Por prob­le­mi nuk mbaron te letrat e dje­gu­ra të garës, sepse matem­ati­ka e kantiereve flet një gjuhë tjetër. Pro­jek­ti kërkon 18 muaj kohë zba­ti­mi dhe rreth 50 mjete e pajis­je të rën­da në ter­ren.

Në realitetin e pasqyrave finan­cia­re:

Kevin Kon­struk­sion ka mesa­tar­isht vetëm 63 punon­jës gjith­sej.

Për këtë kon­tratë, ajo ka mar­rë për­sipër 89.2% të punimeve.

Vël­li­mi i mar­rë për­sipër kërkon llog­a­ri lëvizëse prej rreth 81 punon­jë­sish vetëm për këtë objekt.

Këtyre u shto­hen edhe kon­tratat e tjera që e njëj­ta kom­pani mban aktu­al­isht në zba­tim.

Në anën tjetër të kësaj bashkie, part­neri në këtë bashkim oper­a­torësh, APIS CONSTRUCTION, mbart gjithash­tu pikëpyet­jet e veta finan­cia­re. Refer­u­ar të dhë­nave, kom­pa­nia rezul­tonte të mos plotë­sonte kriteret ekonomike për një ten­der të kësaj mad­hësie, duke qenë se në vitin 2023 kishte regjistru­ar hum­b­je në bilanc. Megjithatë, kjo nuk e ka pen­guar të pozi­ciono­het si pjesë e bashkim­it fitues, qoftë edhe me një kuotë prej 3.6% të kontratës.Në fund të kësaj llog­a­rie, ten­deri përm­byl­let me mungesë konkur­rence efek­tive, ndër­sa pro­ce­si i ver­i­fikim­it të kapaciteteve teknike dhe finan­cia­re lë pas dyshime të hapu­ra. Ndërko­hë, kom­pa­nia e lid­hur me emrin e ish-krye­bashki­akut Safet Gji­ci shënon një tjetër rik­thim në tryezën e fondeve pub­like, duke sig­u­ru­ar një kon­tratë me vlerë afro 269 mil­ionë lekë pa TVSH.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading