news

SPAK zgjeron hetimet për “Bankers Petroleum”, Balluku në qendër të skandalit me 123 milionë euro dëm në buxhet

Ish-zëvendëskryem­i­nistr­ja Belin­da Bal­luku është tash­më në qendër të het­imeve të SPAK edhe për çësht­jen “Bankers”, pasi kallëz­i­mi i ri penal i depoz­i­tu­ar nga avokat­ja Adri­ana Kala­ja është bashkuar me dos­jen bazë që po het­o­het nga Prokuro­r­ia e Posaçme.

Në kallëz­imin e saj, Kala­ja ka përf­shirë gjithash­tu ish-min­istren e Finan­cave Ani­la Denaj dhe min­istrin aktu­al të Finan­cave Petrit Malaj. Ajo i aku­zon për shpër­dorim detyre, ushtrim të ndikim­it të paligjshëm, kor­rup­sion pasiv dhe vepra të tjera penale, të cilat, sipas saj, lid­hen me mënyrën se si është tra­j­tu­ar çësht­ja “Bankers”.

Sipas avokates, veprimet dhe mosveprimet e zyr­tarëve kanë shkak­tu­ar një dëm prej 123 mil­ionë eurosh për shtetin shqip­tar, shumë që ende nuk është arkë­tu­ar.

Kala­ja bëri të ditur se ofi­ceri i poli­cisë gjyqë­sore i ka kon­fir­muar se kallëz­i­mi i saj është bashkuar me dos­jen ekzistuese të SPAK për çësht­jen “Bankers”, ndër­sa kërkoi që hetimet të zhvil­lo­hen mbi bazën e provave, ligjit dhe Kushte­tutës, pa ndikime poli­tike.

Deklara­ta e plotë e Adri­ana Kalasë para SPAK:

Ish-min­istren e Finan­cave Ani­la Denaj dhe min­istrin aktu­al të Finan­cave, Petrit Malaj, jo vetëm që i aku­zoj për shpër­dorim detyre, por edhe për kry­er­jen e veprave të ndryshme penale, si ushtri­mi i ndikim­it të paligjshëm, kor­rup­sioni pasiv, veprime arbi­trare, pastri­mi i pro­duk­teve të veprave penale, për­fiti­mi i intere­save të paligjshëm e të tjera. Të gjitha këto, në kuadrin e një grupi të struk­tu­ru­ar krim­i­nal, veprime të cilat lid­hen me çësht­jen Bankers.

Çësht­je e cila i ka kush­tu­ar shtetit shqip­tar një hum­b­je prej 123 mil­ionë eurosh, shumë e cila jo vetëm që nuk është arkë­tu­ar ende, por edhe vone­sa në arkë­timin e saj ka sjel­lë një dëm të kon­siderueshëm në bux­hetin e shtetit.

Ndërko­hë, nga ofi­ceri i poli­cisë gjyqë­sore m’u kon­fir­mua se kallëz­i­mi im penal, lid­hur me këtë çësht­je, është bashkuar me dos­jen bazë të Bankers, për të cilën, në fakt, po kry­hen veprimet përkatëse het­i­more dhe për të cilat do të vihe­mi në dijeni në vijim.Por, nga ana tjetër, unë, ash­tu siç e rela­to­va edhe për­para agjen­tit të BKH-së, thek­soj se ka disa kon­tradik­ta shumë të for­ta që lid­hen me këtë çësht­je. Për shem­bull, kemi një fakt që nuk mund ta shman­gin. Në kohën kur Min­is­tria e Finan­cave drej­to­hej nga min­istri Arben Ahmetaj, shkre­sa ishte urd­hëruese dhe bren­da kom­pe­ten­cave të min­istrit të Finan­cave, ku u kërko­hej organ­eve përgjegjëse të mblidhnin ose të arkë­tonin shumën prej 123 mil­ionë eurosh.

Ndryshe nga kjo shkresë e zotit Ahmetaj, shkre­sat e të kallëzuar­ave penal­isht Belin­da Bal­luku dhe Ani­la Denaj dil­nin jashtë kom­pe­ten­cave të tyre, por, nga ana tjetër, cenon­in rëndë edhe kom­pe­ten­cat e Doganave dhe të Drej­torisë së Përgjithshme të Tatimeve. Fil­lim­isht u është thënë se duhej pezul­lu­ar kjo gjobë dhe, më pas, kanë fil­lu­ar e kanë vijuar me ndërhyr­je të herë­pash­er­shme, siç e thashë në fil­lim, duke i shkak­tu­ar shtetit shqip­tar një dëm të kon­siderueshëm, dëm i cili, në fakt, e ka zanafil­lën krye­sore te shit­ja që i është bërë rafiner­isë së Ball­shit.

Shit­je e cila, në fakt, në shumën prej 21 mil­ionë eurosh, mungon edhe sot e kësaj dite në bux­hetin e shtetit. Të gjitha këto transak­sione, sipas infor­ma­cion­eve që kam për­c­jel­lë në SPAK, lid­hen me veprim­tar­inë e paligjshme të dy ish-min­is­trave, pra Belin­da Bal­lukut dhe Ani­la Denajt.Ndërkohë, për min­istrin aktu­al, prob­le­mi që kam ngrit­ur në kallëz­imin penal është nëse veprimet e min­istrit, duke qenë se janë kor­rek­te në raport me themelin e çësht­jes, janë kry­er në kohën e duhur. Pra, a jemi për­para veprës penale të shpër­dorim­it të detyrës dhe, nëse po, a i ka shkak­tu­ar vone­sa e min­istrit Malaj shtetit shqip­tar një dëm të mëte­jshëm pas çësht­jes së arbi­trazhit, ku vetë Gjyka­ta e Arbi­trazhit, në pjesën dër­rmuese të çësht­jes, i ka dhënë të drejtë veprimeve të ndër­mar­ra nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Tatimeve dhe AKBN-ja.

Unë jam bes­im­plotë se kjo çësht­je, ash­tu si edhe çësht­ja e parë, do të het­o­het me pro­fe­sion­al­izëm. Unë kam vetëm një thirrje: që SPAK‑u të het­o­jë mbi pro­va, mbi ligj, mbi Kushte­tutë dhe jo mbi urdhra poli­tikë.

Ndërko­hë, i bëj thirrje edhe prokuror­it Dri­tan Prençi, meqenëse ka në dorë çësht­jen tjetër të Belin­da Bal­lukut dhe për të cilën, në fakt, që nga 12 mar­si nuk kemi asnjë infor­ma­cion. Nga një logjikë e thjeshtë juridike, në refer­im të Kodit të Pro­ce­durës Penale, i bëj një thirrje pub­like nëpër­m­jet tele­vizion­it tuaj të nderu­ar. Këtu e them me keqard­hje se, përveç dy tele­vizion­eve, po të shikoni, pje­sa tjetër, siç duket, nën ushtrim­in e ndikim­it të paligjshëm dhe të par­ave të për­fi­tu­ara në mënyrë të paligjshme nga Belin­da Bal­luku, bën që këto media, sepse gaze­tarët nuk kanë faj, të refu­zo­jnë të trans­me­to­jnë deklarime kundër veprim­tarisë së Belin­da Bal­lukut.

Kësh­tu që, për prokuror­in Dri­tan Prençi, në interes pub­lik, kam një thirrje: dos­ja duhej të ishte mbyl­lur në prill të vitit 2024 dhe, në kënd­vështrim të ligjit dhe të Kodit të Pro­ce­durës Penale, men­doj se ka kalu­ar afati për mbyll­jen e dos­jes ndaj Belin­da Bal­lukut. Pran­daj shtroj pyet­jen: a është ky rasti kur SPAK‑u po e amnis­ton, nëpër­m­jet pro­ce­durës, të pan­de­hurën Belin­da Bal­luku?

Koha do ta tre­go­jë. Por unë besoj se unë dhe shumë të tjerë, si puna ime, që kemi mar­rë për­sipër ta bëjmë këtë gjë, do t’i shko­jmë deri në fund dhe do të refer­o­jmë çdo veprim në kundër­sh­tim me ligjin dhe Kushte­tutën, qoftë për veprime të ndër­mar­ra nga prokurorë të SPAK-ut apo nga gjyq­tarë të GJKKO-së.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading